AKTUALITET

“Fol me psikologen”/ Xhisiela: Trauma me e madhe pas intervistave

13:27 - 03.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar rastin e Xhisiela Malokut. Psikologia Ervisa Lula dhe sociologia Entela Binjaku kanë bërë një analizë psiko-sociale të gjendjes së vajzës 25-vjeçare, e cila edhe pse thuhet se është viktimë e dhunës, doli në media dhe pranoi të jepte disa intervista.




 

Në një gjendje të rënduar psikologjike vajza ka dhënë një mesazh në emision, ka treguar se si u keqpërdor nga media dhe traumën që përjetoi pas intervistave për shkak se u trajtua si të ishte në hetuesi.
Gjatë emisionit është sjellë në vëmendje ekspertiza mjeko-ligjore dhe roli i psikologes në rajonin e policisë teksa Maloku kishte shkuar të tërhiqte denoncimin.

 

Në një intervistë të mëparshme psikologia ka deklaruar se ka folur me të 10 minuta, ndërkohë që 25-vjeçarja e mohon një fakt të tillë.

foto 6 foto 5 foto 4 foto 3 foto 2 foto 1
<
>

Pas thirrjes publike te Xhisielës se kishte nevojë për një psikolog, Ervisa Lula në një bisede të gjatë telefonike me të i ka ofruar mbështetje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.