AKTUALITET

Ja e vërteta e shoqërimit në komisariat të Eni Çobanit

14:49 - 03.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se juristja e njohur Eni Çobani është shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës pas një debati që ka pasur në seancë gjyqësore me nusen e klientes së saj.




Mirëpo, e kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, juristja Eni Çobani e ka mohuar një gjë të tillë, përkundrazi ajo ka bërë të ditur se në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asgjë nga ato që flitet nëpër media.

Eni Çobani e ka quajtur skandaloze një gjë të tillë, ndërsa thekson se po kthehet në Tiranë dhe se nuk ka pasur asnjë shoqërim në komisariat.

“E gjitha është një dezinformim. Skandaloze, nuk e di se si ka dalë ky lajm që unë jam shoqëruar në komisariat. Është një lajm i rremë dhe se di se si mund të luhet me figura publike. Unë jam duke u khyer për në Tiranë dhe një gjë të tillë e kam marrë vesh nga të tretë.

Në Gjykatën e Apelit është zhvilluar një seancë normale dhe nuk ka pasur asnjë gjë nga ato që thonë mediat”, pohoi Çobani.

Nga informacioni i marrë nga gjykata e Apelit Gjirokastër, pohohet se ka qenë një seance normale dhe se nuk dihet se nga e ka burimin ky lajm i rremë.

Edhe policia e Gjirokastrës, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ka pohuar te njëjtën gjë. Madje kërkesës për një komunikatë lidhur me këtë ngjarje, ajo i është përgjigjur negativisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.