EKONOMI

BB: Shqipëria rritjen ekonomike më të lartë në rajon

16:33 - 04.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 do të kenë rritje ekonomike e cila do të lëvizë mes 2.5 dhe 4 për qind, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore.




Raporti thekson se pavarësisht 91.000 vendeve të reja të punës të krijuara mes korrikut 2017-2018, kjo shifër është dukshëm më e ulët nga 214.000 në periudhën paraprake njëvjeçare.

Për sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2018, Banka Botërore parashikon që të kryesojnë Shqipëria dhe Kosova me nga 4 për qind, Mali i Zi me 3.8 për qind, Serbia 3.5 për qind, Bosnjë e Hercegovina 3.2 për qind dhe Maqedonia 2.5 për qind.

“Perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitive”
Sipas raportit të BB-së prezantuar në Tiranë, rritja ekonomike ka krijuar më shumë vende pune në Shqipëri, por ky institucion thekson se mbështetja e rritjes kërkon ruajtjen e kursit të reformave.

Sipas raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, rritja ekonomike në Shqipëri pritet të jetë 4 për qind këtë vit, duke sjellë më shumë vende pune, ndërkohë që pritet të zvogëlohen edhe deficiti fiskal dhe borxhi publik.
“Perspektiva e rritjes ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitive.

Por, pavarësisht të dhënave të mirëpritura që dëshmojnë më shumë rritje dhe krijim të vendeve të reja punës, konsolidimi fiskal, rritja e efikasitetit të shpenzimeve publike dhe reformat strukturore janë shumë të rëndësishme për të siguruar një rritje ekonomike të qëndrueshme dhe që sjell barazi”, thuhet në raport.

Më tej theksohet se punësimi u rrit me 4 për qind në gjysmën e parë të vitit, kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe atë të industrisë.  Sipas raportit, rritja e qëndrueshme ekonomike ka mbështetur krijimin e vendeve të punës dhe inkurajuar pjesëmarrjen në forcën e punës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.