EKONOMI

13 ndryshimet e qeverisë, nga pagat tek akciza e duhanit

20:20 - 05.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paketa fiskale që do të shoqërojë projektbuxhetin e vitit 2019 pritet që të përmbajë 12 ndryshime ligjore në taksa e detyrime të tjera tatimore.




Ndryshimet për TVSH

Sa i përket ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, ndryshimet e reja parashikojnë përjashtimin nga TVSH-ja të lëndëve të para për fabrikat e prodhmit farmacetik, përjashtimin e nënkontraktorëve në industrinë fason, zgjerimin e listës së përjashtimeve për makineritë bujqësore si dhe TVSH në nivelin 10 % për autobuzët elektrikë të transportit publik që do të importohen..

Tatimi mbi të ardhurat

Sa i përket ligjit për tatimin mbi të ardhurat ndryshimi kryesor është ulja e normës së tatimit për dividentin nga 15 në 8 % që është thuajse përgjysmim. Po ashtu, rritja e kufirit të pagës që tatohet me 23 % nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë është një ndryshim tjetër që do të shoqërojë paketën e re fiskale. Po ashtu, paketa pritet të përmbajë edhe një depozitë që eleminon hapësirat e evazionit për fitimet kapitale të jorezidentëve në rastin e shitjes së kuotave të kompanive që ndodhen në Shqipëri.

Ligji për taksat kombëtare

Ndryshimet do të ketë edhe në fushën e taksave fiskale. Paketa e re parashikon kalimin nga taksimi I ambalazheve plastike te taksimi i materialeve plastike duke zgjeruar kështu gamën e taksimit nga qeset te produktet e tjera të plastikës. Ndërkohë, kompanitë që eksportojnë kromit, do të përballen me një rritje të nivelit të rentës minerare nga 6 % në 9 %.

Ligji për akcizat

Duhani i papërpunuar do të përballet me një rritje tjetër të nivelit të akcizës, ashtu sikurse edhe produktet e duhanit si purot. Po ashtu, do të ndryshojë mënyra e përllogaritjes së akcizës për biokarburantet ku vitin tjetër llogaritja do të bëhet në lekë për litër dhe jo në lekë për kilogramë sikurse është aktualisht. Një ndryshim tjetër është futja në grupin e akcizës e zhavorreve bituminoze që përdoren si lëndë djegëse alternative.

Ndërsa ligji për procedurat tatimore do të pësojë ndryshime me qëllim shmangien e evazionit.

Ndryshimet që do të përmbajë paketa e re fiskale:

Ligji per tatimin mbi vlerën e shtuar

-Përjashtimi në import i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik

-Përjashtimi nga TVSH i furnizimit të nënkontraktorëve për kontraktorët në industrinë fason

-Përjashtimi nga TVSH i importit të makinerive bujqëiosre sipas listës së miratuar me VKM nga çdo importues

-Normë e reduktuar TVSH 10% për importin e autobuzëve elektrikë të transportit publik

Ligji për procedurat tatimore

-Dispozita antishmangie të përgjithshme

Ligji për tatimin mbi të ardhurat

-Ulje e normës mbi dividentin nga 15 në 8 për qind

-Rritja e kufirit të pagës që tatohet me 23 % nga 130 mijë lekë në 150 mijë lekë

-Dispozitë antishmangie për fitimet kapitale të jorezidentëve në lidhje me shitjet e kuotave të kompanive apo aktivet që ndodhet në Shqipëri

Ligji për taksat nacionale

-Kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike te taksimi i materialeve plastike

-Rritje e rentës minerare për eksportin ek romit nga 6 % në 9%

Ligji për akcizat

-Vendosje e akcizës për zhavorrët bituminoze që përdoren si lëndë djegëse alternative

-Rritja e taksës së akcizës për duhanin e përpunuar dhe zëvëndësuesit e tij duhanet me ngrohje, purot

-Llogaritje e akcizës për biokarburantet nga lekë për kilogramë në lekë për litër. /Burimi: SCAN


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.