EKONOMI

Çmimi i naftës pritet të rritet sërish

20:02 - 05.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptarët blejnë naftën më të shtrenjtë në rajon. Në Kosovë ajo kushton 143-151 lekë, ndërsa në Maqedoni 137-153 lekë për litër për shkak te taksave që janë shumë më të ulëta se në Shqipëri.




Por ditët e fundit të gjithë ata që kanë në përdorim një automjet kanë konstatuar se çmimi i naftës ka pasur një rritje të lehtë, dhe kjo varionte edhe sipas qyteteve të ndryshme.

Megjithatë në tregjet ndërkombëtare një rritje tjetër parashikohet gjatë muajit nëntor, kjo për shkak të sanksioneve amerikane ndaj eksporteve të Iranit, që hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 84.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74.6 dollarë për fuçi.

Sanksionet amerikane do të shenjtërojnë eksportet iraniane duke filluar nga 4 nëntori, ndërsa Uashingtoni po ushtron presion ndaj qeverive dhe kompanive për të mos importuar naftë nga ky vend.

Ndërkohë, banka e investimeve, Jefferies, deklaroi se aktualisht ka mjaftueshëm naftë në treg për të plotësuar kërkesën, por paralajmëroi se kjo situatë mund të ndryshojë shumë shpejt, nëse vendet e tjera prodhuese nuk rrisin prodhimin për të kompensuar mungesën e Iranit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.