BLUETOOTH

“Jam shqiptare e papërmbajtshme!”, Rita Ora pranon ndarjen nga i dashuri

16:15 - 06.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në intervistën e saj të fundit në një tv britanez, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka folur për lidhjet e saj në emisionin shumë të shikuar të ITV. Ndërsa Rita ka bërë deklaratën e javës, duke pranuar se ajo ka kaluar kohën më të mirë derisa ishte në lidhje me Calvin Harris, ajo nuk ka mundur pa treguar anën e saj ‘shqiptare’, përcjell Gazeta Express. “Unë vë gjithçka në dyshim dhe akuzoj për gjithçka! Jam shqiptare kështu që jam shumë e papërmbajtshme … Dua të përjetoj gjithçka me atë person. Unë dashuroj shumë fort”,-ka thënë Rita për lidhjet e saj. Rita dhe Harris ishin bashkë përreth një viti ndërsa së fundmi ajo është ndarë nga i dashuri Andrew Watt dhe lajmin e ka konfirmuar vetë në një intervistë. Prej ditësh ajo është përfolur për një marrëdhënie me Chris Brown pasi u fotografuan bashkë në një klub duke kërcyer.




Mendohet se shkak për ndarjen është bërë pikërisht kjo çështje, por asgjë nuk është konfirmuar nga këngëtarja. Në intervistën në fjalë ajo ka kujtuar me nostalgji kohën kur ishte e lidhur me Clavin Harris, për të cilin u shpreh se e ka dashur shumë dhe me të ka qenë shumë e lumtur. Kujtojmë se lidhja e Ritës me Andrew ka qenë ndër më të komentuarat prej më shumë se 1 viti. Të shohim kush do të jetë fatlumi i radhës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.