BLUETOOTH

Ndarja me Seldin e vjetër, ja si Mimoza vendosi ta harrojë

16:30 - 06.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga ngjarjet që nuk pritej të ndodhte në median rozë ishte pikërisht ndarja e këngëtarëve Seldi Qalliu me Mimoza Shkodrën. Një lajm i tillë tronditi të gjithë fansat, sepse të gjithë prisnin një dasmë e jo ndarjen e tyre. Gjithçka u konfirmua me 17 shtator, ku në natën e parë të spektaklit “Dance with me”, Seldi Qalliu pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët: “Ndarja paska qenë e shkruar”!




“Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”.- tha Seldi Qalliu. Ndërsa, këngëtarja nga Kosova nuk ka thënë asnjë fjalë për Seldin, apo për ndarjen. Ajo publikon në rrjetet sociale, video dhe foto ku shfaqet e buzëqeshur, duke dhënë mesazhin se ndarjen e ka hedhur pas krahëve. Një hap shumë i mirë për të ecur përpara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.