Rajoni

Shpërdoroi detyrën, burg për ish-ministren e Maqedonisë

14:04 - 08.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, u dënua me 6 vjet burgim për shpërdorim të detyrës në aferën e njohur me emrin “Tanku”.




Gjykata Penale e Shkupit e shpalli fajtore Jankullovskën për shkelje të procedurës së blerjes së një makine të blinduar për ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në vlerë prej 600 mijë eurosh.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska tha se makina është blerë nga MPB-ja, por nga dëshmitë e siguruara ka rezultuar se, në fakt, ajo “është blerë për ish-kryeministrin Gruevski”.

Kacarska tha se aspektet teknike të tenderit kanë favorizuar një kompani, ndërsa janë kërkuar edhe kushte të tjera të posaçme, me çka është përjashtuar mundësia e subjekteve tjera për të marrë pjesë në tender.

Për të njëjtin rast, me 2 vjet burgim është dënuar edhe Gruevski, ndërsa me 4.5 vjet Gjoko Popovski, ish-zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.