Kryesore

Ja kush është një nga djemtë që u rrah në Serbi

11:23 - 09.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy shqiptarë janë goditur barbarisht mbrëmjen midis të shtunës dhe të dielës në një rrugë në Novi Sad, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është e rëndë. Siç raportojnë mediat kosovare, të rinjtë janë goditur për shkak se ata flisnin në gjuhën shqipe nga një grup prej katër vetash. Policia ka njoftuar se dy të rinjtë e dhunuar janë G.B dhe C.M të lindur në vitin 1999. Për këtë ka reaguar edhe Shoqata e Shqiptarëve me seli në Novi Sad dhe ka kërkuar që fajtorët të nxirren para drejtësisë. Shoqata njofton se i riu me inicialet C.M  është ne rrezik për jetën pasi ka marrë dëmtime në eshtrat e kokës dhe ka pësuar gjakderdhje në tru. I riu i është nënshtruar një operacioni. Në një bisedë për ‘Gazeta Metro’, ka folur Demë Berisha, shef i Zyrës së Bashkësisë Shqiptare në Serbi, me seli në Novi Sad. Berisha ka thënë për ‘Gazeta Metro’, se dy të rinjtë që janë shtetas të Kosovës, hasjanë nga Prizreni, kishin shkuar në Serbi për të punuar. Sipas Berishës, 19 – vjeçari, i cili ka marrë lëndime të rënda në tru, kishte vetëm dy ditë sa kishte shkuar në Novi Sad.




Ai ka thënë ta ketë vizituar personalisht në spital viktimën, dhe siç i kanë thënë mjekët, djali që ka marrë lëndime të rënda, i është nënshtruar një operacioni në kokë, operacion, i cili ka kaluar mirë, por ende nuk dihet nëse ai do të shpëtojë pa pasoja, pasi ende është në gjumë, që ia kanë shkaktuar mjekët për nevojat e tyre të mjekimit. Berisha ka bërë të ditur për ‘Gazeta Metro’, se sulmi ndaj të rinjve ka ndodhur të shtunën rreth orës 3:00 të mëngjesit, derisa të rinjtë nga Kosova po ktheheshin në banesën e tyre. Ata sipas tij, janë sulmuar vetëm pse ishin dëgjuar duke folur shqip. I riu që është në gjendje të rëndë, nga goditjet kishte rënë me kokë në asfalt dhe aty ka pësuar lëndim të rëndë. Përfaqësuesi i shqiptarëve në Serbi, Demë Berisha, ka thënë se ka kontaktuar edhe kryebashkiakun e Novi Sadit, dhe ai ka premtuar përkujdesje mjekësore nga shteti për dy të rinjtë, pasi ata nuk kanë sigurime shëndetësore e as nuk kanë dokumente të Serbisë. Berisha ka thënë se nuk dëshiron të tregojë emrat e viktimave, pasi kështu kanë kërkuar familjarët e tyre nga Prizreni. Ai ka bërë të ditur vetëm inicialet, dhe moshën e tyre. Ata janë G.B. dhe Ç.M, të lindur më 1999.

Ndërkohë që siç raportojnë mediat serbe, njëri prej të rinjve i është nënshtruar një operacioni të vështirë, pasi sipas mjekëve, një nga dy shqiptarët e dhunuar ka pësuar çarje në pjesën e kafkës. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka theksuar se dhunuesit do të vihen para drejtësisë. Sipas tij, të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi, pa asnjë dallim,  do të trajtohet të barabartë, përcjell “24sata.hr”. “Falënderojmë mjekët dhe ekipin e ndihmës së shpejtë. Ne apelojmë tek autoritetet kompetente për t’i ndaluar dhe identifikuar sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rinjtë sulmues janë shtetas serbë. Unë jam duke i kërkuar MUP-it që të gjejë sulmuesit. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje. Ata që mendojnë se mund të sillen ndryshe do të gjejnë një përgjigje shumë të fortë nga shteti”,-tha Vuçiç. Ndërkaq policia po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Aleksandar Vuçiç :“Ne apelojmë tek autoritetet kompetente për t’i ndaluar dhe identifikuar sulmuesit sa më shpejt që të jetë e mundur. Të rinjtë sulmues janë shtetas serbë. Unë jam duke i kërkuar MUP-it që të gjejë sulmuesit. Të gjithë qytetarët tanë duhet të kenë të njëjtën mbrojtje. Ata që mendojnë se mund të sillen ndryshe do të gjejnë një përgjigje shumë të fortë nga shteti”,-tha Vuçiç.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.