Tech

Ja sa kushton një fjalëkalim Facebook-u në tregun e zi

14:33 - 09.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Llogari të hakuara të personave të ndryshëm në Facebook,  përfshi emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin po shiten në tregun e zi online për vetëm 3.9 dollarë. Lajmi bëhet i ditur nga tabolidi britanik “Daily Mail”, i cili citon një raport shokues të kompanisë me qendër në Kinë, “Money Guru”.




Çmimet raportohet se ndryshojnë edhe në bazë të rrjeteve sociale. Përshembull, fjalëkalimet e Reddit nisin nga 2.9 dollarë, të Instagramit nga 6.30 dollarë, të Pinterest nga 8.48 dollarë, të Twitterit nga 3.26 dollarë, të Hotmailit nga 3 dollarë dhe të Gmail nga 3.26 dollarë. Sipas raportit të publikuar nga media britanike, mënyra më e mirë për të mbrojtur llogaritë dhe fjalëkalimet është përdorimi i verifikimit të shumëfishtë.

Lajmi vjen vetëm pak ditë pasi Facebook zbuloi se llogaritë e 50 milionë përdoruesve, përfshirë pronarët dhe drejtuesit e lartë si Mark Zuckerberg dhe Sheryl Sandberg, janë kompromentuar nga një e metë në sistemin e sigurisë. Sipas “Money Guru”, llogaritë dhe fjalëkalimet e Facebook shpesh vidhen për t’ua shitur kompanive të cilat kërkojnë t’i targetojnë ato në reklama.

Studiuesit analizuan llogaritë që shiten në tregun e zi online, më i famshmi i të cilëve është “Dream Market”, por edhe në “Wall St Market” dhe “Berlusconi Market”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.