OPINION

Lidhjet e Bashës me Rusinë, mund të ketë arreste ndërkombëtare

10:18 - 09.10.18 Spartak Ngjela
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Frika po e çon korrupsionin kryeministror Rama në komedi.
Dje ai denoncoi një kërkesë të Bashës për ta vijuar me radhë ata vetë qeverisjen e dy korrupsioneve në rrezik: të korrupsionit kryeministror Berisha dhe të korrupsionit kryeministror Rama.
Po ku kuptohet kjo?




Ja sesi duhet të renditet me pyetje racionalizmi për kuptueshmërinë e kësaj çështjeje:
Kur e ka bërë propozimin Basha?
Pse nuk e ka denoncuar këtë propozim me kohë Rama?
Ku e gjen kurajon politike Basha t’i bëjë Ramës një propozim të tillë?
E gjithë kjo tablo pyetjesh krijon përshtypjen se Rama është tërhequr befas, se në të kundërt duhej ta kishte bërë denoncimin që në kohën kur është bërë propozimi.
Kjo tregon se ka pasur një propozim të tillë, por ky ka qenë themeli i marrëveshjes Rama-Basha për të bllokuar Reformën në Drejtësi. Kjo marrëveshje tani duket se është prishur.

Po pse është hedhur në sulm Rama tani befas?
E para është fakti që reformën nuk e ndaluan dot. E dyta, që është hipotetike, është kapja që mund t’i ketë bërë kësaj marrëveshjeje politika amerikane, e cila ka sjellë frikën e Ramës.
Sigurisht politikat e mëdha që duan të arrijnë qëllimin ia tregojnë faktet njërit krah, që ky të godasë partnerin. Dhe Rama siç duket prandaj i ka rënë Bashës.

Po, a mumd të ketë dhe hipoteza të tjera?
Sigurisht.
Mund të jetë edhe çështja e lidhjeve të Bashës me Rusinë, dhe ndoshta mund të ketë arreste ndërkombëtare për këtë, sepse shenjat janë që Rusia mund të ketë ndërhyrë edhe në lidershipin e lartë në Kosovë te kriza e shkëmbimit të territoreve.
Po për këto duhet pritur për të parë sesi do të precipitojnë ngjarjet.
Një gjë është e sigurt, që këtej e tutje nuk mund të ketë më asnjë pengesë kundrejt Reformës në Drejtësi.
Po Rama goditet nga Reforma në Drejtësi?
Nga kjo reformë likuidohet edhe Rama, edhe Berisha, edhe Meta, edhe Basha, dhe reforma tani është e pandalshme. Arsyeja politikë që mbështet këtë konkluzion është kjo: vetëm Reforma shqiptare në Drejtësi e mund përfundimisht “invazionin” rus në Ballkanin Perëndimor. Ndoshta ky invazion i ka pas mbështetur shpresat te marrëveshja Rama-Basha.

Marrëveshja Rama-Basha nuk arriti asgjë, me përjashtim të faktit që diskreditoi Ramën në rrafsh ndërkombëtar. Po socialistët, ende do ta mbajnë këtë pafille që e di politikën ëndërrim surealist!
Reforma në Drejtësi nuk u ndalua dot, dhe nuk kishte sesi. Koha perëndimore do të fitojë në Shqipëri domosdoshmërisht.


Shfaq Komentet (7)

Leave a Reply to Ali babushi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Veq mashttues ordiner avokati s mund te jete Ali Babushi sepse, cdo gje qe ka thene e shkruar gjere me sot , ka dale te jete e vertete . Mashttues ordiner e hajdut jane ata qe po i mbron ti Ali Babushi dhe qe shpejte po u afrohet fundi sikur edhe ju afrue fundi , e shkoi prapa grilave Nikolla Gruevski i Maqedonise dhe grupi i tij i madh i mashtrueseve dhe hajduteve ordiner qe kapitulloi para atyre qe nuk ishin maqedon e as shqiptar ne Maqedoni por , ishin td FBI nga Amerika dhe, per te cilet si thote avokati, tani me jane nisur nga Shkupi dhe jane rruges per Tirane por edhe ne Kosove do vijne
    Ashtu thote avokat Ngjela dhe ashtu do behet ..!

    Përgjigju ↓
  2. O fery, trampi, nuk e din dhe nuk e permend asgjekundi shqiperine ,dhe a to te FBI, nuk meren me ne,prandaj nuk eshte ashtu sic thote ngjele avokati, se po te deshin, ka prova me se te mjaftueshme ,qe gjysma e politikaneve te majte e te djathte duhet te ishin me se paku pas hekurave.prandaj I dashur, Jane shashka te politikes se blere, nga mafia ne pushtet, .me thuaj vetem nje konnstatim ,qe mund te jete edhe I drejte, kur I ka dale I vertete avokatit
    tend tend? Atij I ka mbetur Amerika ne mendje kur ajo as qe e njeh shqiperine, pervec klintonit e bushit qe e njohen pas luftes kosoves?!

    Përgjigju ↓
  3. O Babushi Amerika kurre se leshon Europen sepse , thjeshte se e ka treg dhe e dyta ajo s do qe Europa me 560 miljon banor te behet me e forte se Amerika , te pakten jo per keto 100 vitet e ardheshme ..mafje e tjera qe i permend qarqe te ndryshme ne Amerike i nxisin dhe stimulojne grupet e ndryshme kriminale dhe ekstremiste ne Europe por mik i im FBI eshte krejte dicka tjeter dhe FBI as shansin me te vogel ato se kane dhe , po te mose ishte FBI , kurre gruevski prapa hekurave s do te ishte ndodhur Prite Nentorin dhe dhjetorit dhe do te bindesh vete cfare do te shefe ne Shqiperi e Kosove dhe , ka kohe qe per keto gjera avokati i nderuar Ngjela shkruan. Politika kriminale e dy shteteve Shqiptare dhe krimi ne politike do te kapitullojne para agjenteve td FBI or mik dhe , shyqyr qe ashtu eshte se vaj medet halli nga keto plehra serbo- komuniste…as nga shtepite s do kishim guxim te dilnin
    Zoti dashte e Ameriken gjithmone ta kemi ku jetojne shqiptaret …!

    Përgjigju ↓
  4. FBI dhe frika jane dy kuptime te ndryshme i nderuar Babushi.
    Sa per provat ndoshta ke te drejte. Jane pune te nderlikuara keto deri sa te grumbullohen ( shihe ne Amerike si fshihen provat e nderhyrjes ruse ne zgjedhje presidenciale ) por ,pritem 100 vj., do presim edhe pake kohe , ju ne Shqiperi edhe ne ne Kosove …!

    Përgjigju ↓
  5. Ne kosove tani me keto vrasje politike kane ndodhur Ali Babushi . Struktura te caktuara te politikes nepermes vrasjeve dhe likuidimit fizik te kundershtareve politik erdhen ne pushtet dhe tani afro nji dekade keto klane mafioze politike bejne kerdi . Rasti me i fresket eshte dhenja e statusit te veteranit mbi 40.000 personave te cilet fare nuk kishin asnji lidhje me luften por , kane lidhje me sigurimin e 250-300 mij votave per grupet kriminalo-politike sipas sistemit, ti mua 170 € pension veterani, une ty 5-7 vota dhe kur 5-7 vota shumezohen me 40.000 dele ne shesh zhvatja e buxhetit te Kosoves nepermes krimit te organizuar prapa td cilit qendron politika .
    Vrasjet politike ne kosove kishin per qellim edhe friksimit e qytetareve dhe detyrimit e tyre ne heshtje

    …………..

    http://www.botasot.info/lajme/963196/paralajmerimi-i-ngjeles-do-kete-vrasje-te-karakterit-politik/

    Përgjigju ↓