POLITIKË

“Babalja”, Rama-Bashës: Artist, si i bëhet të vërtetës

19:34 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, ka reaguar në lidhje për zhvillime t e fundit të hetimeve të dosjes “Babalja”, ku në në audiopërgjim dyshohet se dëgjohej vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, duke bërë pazare droge.




Duke iu pëgjigjur kreut të PD, Lulzim Bashës, kryeministri shkruan se personin i cili luante rolin e Agron Xhafajt e gënjyet dy herë, pasi sipas tij, nësë do të shpifte për Taulant Ballën do të shpëtonte nga burgu.

Rama e mbyll me ironi postimin e tij duke iu drejtuar kreut të opozitës “ e di, në hall je”.

“Po Artist po, këtë aktorin mund ta gënjenit dy herë, edhe kur e futët në rrugën e burgut me filmin, edhe kur i thatë jepi, shpif për Taulantin që të shpëtosh nga burgu! Po si i bëhet të vërtetës o Artist, të vërtetës që s’ka mbushës e analist kazani që e mbulon dot?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.