POLITIKË

Bylykbashi: Donika Prela bën avokaten e Ballës dhe Veliaj

21:17 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat reagoi pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen “Babale”.




Në një postim në fb, Oerd Bylykbashi thotë se Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk është në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda por ka marrë detyrën të kryesojë Task Forcën e ngritur nga Rama-Xhafaj për të mbrojtur Agron Xhafajn.

Bylykbashi: Kur duhet të thërriste me urgjencë Drejtorin e Pergjithshëm të Policisë, Veliun dhe Ballën për ti marrë në pyetje, bën avokaten e tyre. Dëshmia e porositur nga grupi i posaçëm i Kryeministrit vlen për Donika Prelën, ndërsa denoncimi i grupit nga i njëjti person me zë dhe figurë nuk vlen.

Për Bylykbashin, shteti është vënë në mbrojtje të krimit‎.

Bylykbashi: Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh në një seancë turpi, nuk ka më asnjë çudi pse prokuroria sot i shërben pushtetit deri dhe me mbulim të krimit.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.