Nostalgji

Nostalgji/ Aldo Bumçi vetë pyet vetë pergjigjet. Meta perqafon Doris Pack

16:00 - 10.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Aldo Bumçi vetë pyet vetë pergjigjet. Meta perqafon Doris Pack




Aldo Bumçi vetë pyet vetë pergjigjet
Ish ministri i Drejtësisë, aktualisht kryetar i PD-së në Tiranë dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami janë përfshirë në një diskutim të zjarrtë me ministren Majlinda Bregu dhe ministrin Lulzim Basha. Në një mbledhje të grupit të PD-së ku, në këto çaste po zhvillohen diskutime jashtë protokollit Aldo duket më i zellshmi duke ju shpjeguar kolegëve të tij, pse jo dhe duke u marrë mendime. Ministrat Bregu dhe Basha duken të kenë rënë në mendime dhe nuk dinë çfarë përgjigje të japin, por Aldo nuk ka nevojë pasi ai vet pyet dhe vetë përgjigjet. Jo më kot Berisha e caktoi dhe kryetar të PD-së në Tiranë..

Meta perqafon Doris Pack
Kryeministri Sali Berisha ua injekton shumë mirë të vetëve shijet dhe miqësitë e tij. por tashmë i ka kalaur kufijtë, sepse këtë e bën edhe me zëvendëskryeminsitrin Ilir Meta. Në fund të fundit tashmë që janë pjesë e të njejtit koalicion “kush është mik i doktroit rrjedhimisht do të jetë edhe i Metës”. Ja pra dhe në këtë foto ku shfaqet eurodeputetja Doris Pack, e cila është një nga mbështetëset më të mëdha tëë Berishës dhe kundërshtare e betuar e Edi Ramës dhe të majtës, – Meta për t’i treguar devotshmërinë e tij nuk është mjaftuar vetëm me dhënien e dorës, por i ka dhënë edhe një përfaqim të ngrohtë shumë miqësor, ndërsa Pack e sheh drejt e në sy. Në krah të tyre shfaqet edhe raportuesja për vizat, Tanja Fajon, e cila duket më pak e vëmendshme ndaj tyre në këtë rast. Takimi mes dy personazheve tanë ka ndodhur gjatë përkujtimit të 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.

Ky shkrim u botua më 17 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.