Intervista

Alesia Bami: Është vështirë të jesh VIP, s’blen dot bukën pa bërë grim

14:23 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Egla Xhemali – Të gjithë e njohin si velina e “Stopit”, si “Miss Fotozhenia” në “Miss Universe” dhe si vajza më e ëmbël e ekranit. E kemi fjalën për Alesia Bamin. Bukuroshja vjen në një rrëfim ekskluziv për “Gazeta shqiptare” për të ndarë me ne të fshehtat e botës përtej ekranit, marrëdhëniet me Saimirin dhe Gentin përgjatë emisioneve dhe perspektivën për të ardhmen. Alesia na tregon për ofertat e shumta që i kanë ardhur, për vështirësitë e të qenit e famshme, si dhe për linjat perfekte. Bami përtej dritave të televizionit është një vajzë e thjeshtë. Sa u përket linjave perfektë, velina ndan me ne sekretin e të qenurit gjithmonë në formë, duke pohuar se ushqehet shëndetshëm dhe bën palestër. Kohën e saj të lirë e rrëmben familja, personat e saj më të shtrenjtë. Së fundmi, Alesia flet për aventurën më të rrezikshme që ka kaluar.




Si është puna si velinë?
E lodhshme, por mbi të gjitha shumë e bukur.

A mendon se të konsumon ekrani?
Jo, përkundrazi.

Si i ke marrëdhëniet me Samirin dhe Gentin?
Marrëdhëniet i kemi shumë të mira, falë Saimirit që na e bën punën shumë të lehtë.

Çfarë mendimi ke për femrat e ekranit?
Janë shumë të mira të gjitha në llojin e vet.

Si e shikon të ardhmen në televizion?
Duke pritur ofertën më të mirë…

Do i thoshe “Po” drejtimit të ndonjë formati?
Kam pasur oferta të ndryshme, do të zgjedh më tëmirën pas “Stopit”.

A e ke problem ekstravagancën?
Nuk e di kë quajnë njerëzit ekstravagancë, por në qoftë se e marrim nga ana profesionale, balerinave u lejohet. Ndërsa në jetën normale nuk jam ekstravagante.

Je një nga personazhet më “In” të momentit. Sa e vështirë është të jesh e famshme?
Është shumë e vështirë të jesh person publik, pasi nuk blen dot dhe bukën pa u “kuruar”, sepse mezi presin të të fotografojnë sa më keq (qesh). Por, është edhe pjesa tjetër e njerëzve dashamirës që të kërkojnë foto, të përshëndesin apo komplimentojnë. Për disa të tjerë, motivim për të ndjekur rrugën e artit dhe kjo më bën vërtetë të ndihem mirë.

Cili është sekreti i linjave perfekte?
Nuk mund të them që ka ndonjë sekret, por sigurisht ushqimi i shëndetshëm, palestra dhe sporte të ndryshme.

Si e kalon Alesia kohën e lirë?
Kam shumë pak kohë të lirë. Atë hapësirë të lirë që kam mundohem ta kaloj sa më shumë me familjen.

E frekuenton jetën e natës?

Pothuajse fare.

Aventura më e rrezikshme që ke kaluar?
Hedhje me parashutë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.