Tech

Çfarë do të ndodhi? Ndërprerje interneti në të gjithë botën

16:23 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përdoruesit e internetit në mbarë botën mund të kenë shkëputje të internetit në orët në vijim, pasi serverët kryesorë të fushës dhe infrastrukturat që lidhen me kontrollin e rrjetit do të çaktivizohen për disa kohë.




Korporata e internetit (ICANN), e cila është përgjegjëse për mbajtjen e regjistrit të emrave dhe adresave të IP, do të ndryshojë çelësin kriptografik që ndihmon në mbrojtjen e servisit të emrave domene (DNS). Sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve (CRA), kjo është një masë e rëndësishme për të siguruar një DNS të sigurt, të qëndrueshëm dhe elastik.

Eldar Murtazin, analist i Grupit të Kërkimeve Mobile, shpjegoi se përdoruesit e internetit mund të përballen me disa vështirësi brenda 48 orëve. Mund të ketë probleme me aksesin në disa burime dhe ngadalësimin e faqeve të internetit. ICANN ka kryer tashmë disa teste paraprake që treguan se procesi kyç i zëvendësimit do të krijonte probleme minimale.

Arseny Shcheltsin, një specialist në ekonominë dixhitale, i siguroi përdoruesit e internetit, se nuk ka asgjë për t’u frikësuar, pasi software-i kryesor tashmë është updatuar me sukses. Procedura për ndryshimin e çelësave kriptografikë është bërë e nevojshme si rezultat i kërcënimeve në rritje për infrastrukturën e internetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.