Kronikë

E kishte ditën e parë të punës, kush është fadromisti që mbeti i vrarë në Mat

15:45 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Identifikohet autori i vrasjes së dyfishtë në fshatin Shëlli të Matit. Sipas policisë Kujtim Koxha qëlloi me automatik në drejtim të punonjësve të Bashkisë Mat, ku plumbat i morën jetën njërit prej tyre dhe dy të tjetër u plagosën (Astrit Hani dhe Erzen Aliaj). Po ashtu është plagosur dhe një banor i fshatit, të cilët janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.




Fatkeqësisht një nga të plagosurit, Erzen Aliaj ka ndëruar jetë në spital.

Gazeta Shqiptare mëson se 54-vjeçari, Kujtim Koxha ka qëlluar me armë zjarri drejt një tavoline në një lokal të vogël në fshatin Shëlli të Matit, ku punonjësit e bashkisë kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Po ashtu mësohet se plumbat i kanë marrë jetën fadromistit Mentor Hoxha, i cili sot e kishte ditën e parë të punës.

Një dëshmitar i tha Gazetës Shqiptare se fillimisht Kujtim Koxha u afruar drejt punonjësve dhe i ka pyetur se si mund të takohet me kryetarin e Bashkisë Mat.

LEXO EDHE: Po hanin drekën, qëllohen punonjësit e bashkisë. Një i vdekur

Pasi nuk ka marrë përgjigje, është larguar për tu kthyer me një armë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre duke vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.