Kronikë

Ekzekutoi me armë tre persona, arrestohet autori i ngjarjes në Mat

16:42 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arrestohet autori i ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat, i cili qëlloi me arme zjarri në drejtim të punonjësve të bashkisë, duke lënë të vdekur tre  prej tyre . Po ashtu është plagosur dhe një banor i fshatit, të cilët janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.




Nga të shtënat gjeti vdekjen  e menjëhershme shtetasi Mentor Hoxha, ndërsa pak orë pas ngjarjes bilanci tragjik u rëndua, duke shkuar në tre numri i të vdekurve. Erzen Alija ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se pas një orë ndjekje Policia prangosi autorin e ngjarjes.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.