SPORT

Ish-lojtari i Barcelonës sherr me këngëtarin, i ngacmoi gruan

14:48 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arda Turan është shndërruar në lajmin kryesor të medieve turke dhe jo për lojën e tij në fushën e blertë.




Sipas gazetave vendase, ish- futbollisti i Atlético Madrid dhe i Barcelonës, ka qenë duke u argëtuar në një klub, pa shoqërinë e gruas së tij, e cila është tetë muajshe shtatzënë dhe është bërë pjesë e një sherri.

Referuar informacioneve të publikuara, lojtari ka ngacmuar bashkëshorten e Berkay, një këngëtar shumë i njohur në Turqi. Këngëtari e ka parë këtë skenë dhe ka kërkuar të sqarohet jashtë me futbollistin.

Ky i fundit, në nerva e sipër e ka goditur në fytyrë Berkay, i cili është dërguar menjëherë në spital për t’i nënshtruar një operacioni në hundë.

Arda Turan, pas ngjarjes mësohet të ketë shkuar me armë në spital për t’i kërkuar falje Berkay dhe bashkëshortes së tij, Ozlem Ada.

“Nuk e dija që ishe gruaja e tij, më vrit, më vjen shumë keq”, mësohet të ketë thënë futbollisti.

Ky lajm është publikuar në të gjitha mediat në Turqi, por 31-vjeçari ka përdorur profilin e tij në Instagram, për të sqaruar ngjarjen, ku dhe ka mohuar një pjesë të fakteve.

Ai tregon se nuk ka shkuar në spital me armë, dhe pranon se ka pasur një konflikt me Berkay, por thekson se motivi nuk ka qenë bashkëshortja e këngëtarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.