AKTUALITET

Lojërat e fatit, krerët e bashkësive fetare: Të ruajmë të rinjtë nga veset

10:14 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkësitë fetare kanë reaguar pas vendimit të qeverisë për heqjen e të gjitha reklamave mbi lojërat e fatit, nga mediat dhe portalet si dhe të kazinove nga qendra e banuara. Përmes një njoftimi, Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka mirëpritur me optimizëm iniciativën e qeverisë që sipas këtij komuniteti fetar ruan rininë dhe familjen larg veseve. “U njoftuam nga mediat mbi iniciativën e fundit qeveritare lidhur me lojërat e fatit.




Në këtë rast e shikojmë me optimizëm nismën, e cila u bashkohet vlerave të bektashinjve, për të ruajtur rininë dhe familjen tonë të pastër, larg veseve.

Le të shpresojmë që nisma të tilla në dobi të shoqërisë të shtohen”, – thuhet nga Kryegjyshata Boterore Bektashiane. Ndërkohë në lidhje me këtë iniciativë të qeverisë ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë që ka mirëpritur vendimin. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara. Ky është një vendim i mirëpritur dhe i gëzueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe një masë e rëndësishme në mbrojtjen e të rinjve nga rënia në kthetrat e këtyre veseve që sjellin dëme të pariparueshme në familje dhe në shoqëri”, – thuhet ne reagimin e KMSH.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.