Nostalgji

Nostalgji/ Lohan ambasadori kavalier. Arben Imamin e zë vapa dhe zhvishet

16:00 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Lohan ambasadori kavalier. Arben Imamin e zë vapa dhe zhvishet




Lohan ambasadori kavalier
Ambasadori i Këshillit Europian në Shqipëri Helmuth Lohan njihet nga të gjithë për diplomacinë e tij dhe për rolin domethënës që ka në integrimin e Shqipërisë në BE. Ai është përpjekur gjithmonë që të ulë dy forcat kryesore politike në dialog për integrimin e vendit tonë, por përveç kësaj Lohan ka dhe një natyrë prej xhentëllmeni. Ja tek e shohim dhe në foto ku me mjaft elegancë i hap derën një zonje dhe e shoqëron atë deri në hyrje. E pra, Lohan përtej diplomacisë nuk harron të nxjerrë në pah herë pas here dhe natyrën e tij prej kavalieri…

Arben Imamin e zë vapa dhe zhvishet
Pas diskutimeve të ethshme me kolegët e tij të Partisë Demokratike ministrin e Mbrojtjes Arben Imami duket se e ka kap vapa. Ja tek e shohim Imamin duke hequr xhaketën për të lehtësuar sadopak vapën. Përveç temperaturave që këto ditë janë rritur shumë Imamit i janë shtuar edhe diskutimet e grupit të tij dhe ai me të vërtetë që nuk ka mundur më por ka filluar të zhvishet…Dhe në krah të tij duket ish-ministri Alibeaj që me një shikim shumë domethënës duket se i thotë “Shumë prite për ta hequr o Ben, nuk e shikon që këtu pëlcet dhe derri”…!

Ky shkrim u botua më 17 korrik 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.