AKTUALITET

Paditet kryeprokurorja Arta Marku

13:56 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arta Marku është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një kolegeje të saj. Prokurorja e Krimeve të Rënda, Sonila Muhametaj ka paditur kryeprokuroren e përkohshme. Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdhrit të Markut, me anë të të cilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.




Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrativë Elda Vrioni. Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë është shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.