Kryesore

Panuçi: Meritonim të fitonim, jam optimist para Izraelit

08:24 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kristian Panuçi nuk demoralizohet nga barazimi pa gola ndaj Jordanisë. Ndonëse përballë kishin një kundërshtar modest dhe pa emra të njohur, kuqezinjtë e patën të vështirë për të gjetur rrugën e rrjetës. Eksperimentet nuk munguan as në këtë ndeshje, por italiani shprehet i kënaqur me atë që dhanë lojtarët në fushë




E dominuam takimin, por loja nuk ishte brilante… Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Kur gjendesh përballë skuadrës që mbrohet. U rreshtuan 10 lojtarë për të mbrojtur. Ramë në konfuzionin e skuadrës që mbroheshe. Gjithsesi, e merituam fitoren.

Eksperimentet…

Katër ditë për t’u rikuperuar shkojnë mirë. U kushtëzuam pak edhe nga dëmtimet, si Mihaj e Ramadani, por as Gjimshiti nuk mendohej të luante 90 minuta. Gjithsesi, kemi disa ditë kohë për t’u rikuperuar.

Pse nuk luajti Hysaj? E keni mbajtur fjalimin me lojtarët, cila ka qenë përgjigja?

Preferuam më shumë që të pushonte. Vjen nga një muaj shumë i ngarkuar, ashtu si edhe Basha me Memushajn. Ka pasur ngarkesë të madhe. Vendosa të mos luaj për këtë arsye. Për sot (dje) nuk mund t’iu them asgjë për lojtarët. Kanë qenë serioz, dhanë gjithçka. Më vjen keq që nuk shënuam, edhe pse krijuam shumë.

Përdorët dy skema, cila ju pëlqeu më shumë?

Me mbrojtjen me 3 ishim më pak të sforcuar, por dëmtimet na kushtëzuan dhe ndryshuam skemën në pjesën e dytë. Kur luajmë me katër, jemi më të familjarizuar dhe bëmë shumë mirë. Për sulmin? Uzuni bëri ndeshje shumë të mirë, ka kualitete të mëdha. Edhe Grezda bëri shumë mirë. Kishim raste, çka është pozitive. Paraqitja e sotme (djeshme) na bën optimistë për ndeshjen në Izrael.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.