Kronikë

Po hanin drekën, qëllohen punonjësit e bashkisë. Ka viktima

14:36 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare

Dy të vrarë dhe tre të plagosur. Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Shëlli, në njësinë administrative Lis të Matit.



Nga informacionet e para të policisë mësohet se 54-vjeçari Kujtim Koxha ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të punonjësve të bashkisë, të cilët po punonin për hapur një rrugë të zënë nga një banor i zonës.

Në momentin që janë ulur në lokalin e fshatit për të drekuar ata janë qëlluar me automatik pikërisht nga personi që kishte zaptuar rrugën.

Për pasojë një prej tyre ka humbur jetën dhe tre janë  plagosur. Një nga të plagosurit 1 orë më pas ka ndērruar jetë në spital.

Në zonë situata është mjaft e tensionuar.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *