Sociale

Tekste falas për nxënësit e arsimit bazë të pakicave kombëtare

14:20 - 11.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me propozimin e ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave vendosi që të pajisen me tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë të pakicave kombëtare, të cilët mësojnë dhe/ose mësohen në gjuhën e pakicës kombëtare, u sigurohen tekstet shkollore falas. Ndërkohë ministria përgjegjëse për arsimin bashkërendon punën me institucionet publike të arsimit të lartë, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre mësimore dhe shkencore shkencat shoqërore, sociale dhe ato të edukimit, për nevojat e formimit fillestar për mësues që do të zhvillojnë mësim në gjuhën e pakicave kombëtare. Trajnimi dhe zhvillimi profesional i mësuesve që zhvillojnë mësim në gjuhën e pakicave kombëtare financohet me fondet e buxhetit të shtetit.




Mësuesit trajnohen, të paktën 3 (tri) ditë në vit, me programe trajnimi të akredituara. Njësitë arsimore vendore organizojnë, koordinojnë dhe mbështesin zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësuesve në nivel institucioni arsimor. Procedurat e trajnimit dhe zhvillimit profesional të mësuesve në nivel institucioni arsimor përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin. “Nisma për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare mund të merret nga: Njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse;

Njësia arsimore vendore përkatëse; Komuniteti i zonës, ku pritet të hapen klasa të pakicave kombëtare. Për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare, kryetari i bashkisë dhe titullari i njësisë përkatëse arsimore vendore, pas konsultimit me përfaqësues të pakicave kombëtare, i paraqesin propozimin përkatës ministrit përgjegjës për arsimin”,-thuhet në vendim.

Propozimi për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare në institucionet arsimore parauniversitare publike shoqërohet me studimin mbi argumentimin e domosdoshmërisë së hapjes së klasave me nxënës të pakicave kombëtare, si dhe me kontributin e njësisë së vetëqeverisjes vendore. Propozimi për hapjen e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare paraqitet jo më vonë se 6 (gjashtë) muaj para fillimit të vitit mësimor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.