SHËNDET

5 shenjat qe tregojnë se dieta po dëmton shëndetin tuaj

12:35 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh thuhet që nëse një person ndjek një dietë, gjithmonë është i uritur por edhe shpesh i nevrikosur. Pikërisht sepse ndryshon mënyra e të ushqyerit, nga ajo që trupi ishte mësuar gjithmonë.




Kur ne fillojmë të mbajmë një dietë, zakonisht përqendrohemi në heqjen e peshës së tepërt dhe plotësisht harrojmë se trupi jonë ka nevojë për shumë mikroelemente për të qenë i shëndetshëm, si mendërisht dhe fizikisht.

Shpesh mund të haseni me probleme shëndetësore që ndoshta shumica prej nesh nuk i kupton që janë si pasojë e dietës ushqimore.

Këto janë disa nga problemet që mund të shfaqen si pasojë e dietës ushqimore:

1-Problemet menstruale

Kjo shenjë nxjerr në pah një nga problemet më të zakonshme kur flitet për hormonet. Këto hormone janë janë përgjegjëse për metabolizmin tonë dhe nëse ndodh një çekuilibër hormonal, mund të shkaktojë depresion. Nëse mendoni se keni probleme me tiroidet, duhet të vizitoni një endokrinolog. Në shumicën e rasteve, arsyeja për këtë është mungesa e jodit në trup. Por, edhe nëse hamë shumë produkte që përmbajnë jod, mund të mos jenë të mjaftueshme. Kështu që rekomandohet të merrni medikamente jodi shtesë por duhet të konsultoheni me mjekun tuaj të parë.

 2-Problemet e kujtesës

Omega-3 është një acid yndyror që ndihmon trurin tonë të punojë siç duhet, të përqendrohet dhe të mbaj mend gjërat e rëndësishme. Nëse trupi ka një mangësi omega-3, fillon të përthithë më shumë yndyrna seç duhet, e sipas studimeve yndryrnat e tepërta të këtij lloji mund të shkaktojnë depresion. Përpiquni të konsumoni shpesh omega-3. Ky acid gjendet në produkte të ndryshme si: peshku, arrat, vajrat (sidomos vaj liri), prandaj është shumë e rëndësishme që të mos i largoni këto produkte ushqimore nga dieta juaj ushqimore.

3-Dhimbje këmbësh

Ju duhet t’i kushtoni vëmendje dietës tuaj, sepse nëse filloni të përjetoni dhimbje të vazhdueshme të këmbëve kjo mund të tregojë se keni nevojë për më shumë magnez, i cili ndihmon në aktivizimin e enzimave përgjegjëse për prodhimin e serotoninës . Në rastet e mungesës së magnezit, mjekët zakonisht rekomandojnë ushqime të pasura me magnez, si: fara kungulli, bizele apo stika pishe.

4-Humbja e oreksit

Humbja e oreksit mund të bëjë me të vërtetë një person që dëshiron të humbasë peshën, të lumtur. Por ajo gjithashtu mund të shoqërohet me probleme me frymëmarrjen dhe lodhjen, të cilat nuk janë aspak të mira. Këto simptoma tregojnë se trupi juaj po përjeton anemi si pasojë e mungesës së hekurit dhe që shkakton depresion. Ju mund ta zgjidhni këtë problem duke konsumuar produkte të pasura me hekur si: mëlçia (viçi ose mish derri), veshka (viçi, qengji, viçi, ose derri), apo oktapod.

4-Probleme me zorrët

Nëse ndiqni një dietë jo të shëndetshme, probleme do të shfaqen edhe tek zorrët. Është e rëndësishme të mbani mend se zorrët janë një organ ku prodhohen shumë hormone të rëndësishme. Për shembull, serotonin, një hormon i lumturisë, prodhohet në zorrën e vogël. Nëse ndjeni që keni probleme me zorrën, përpiquni të kontrolloni sasinë e zinkut që konsumoni (gjithashtu është përgjegjës për tretje të shëndetshme). Zinku gjendet tek: djathi, mishi (sidomos ai i viçit) dhe ushqimet e detit. Shpesh këshillohet konsumimi i një lëngu me përbërës: anas, kastravec, mollë dhe aloe vera që ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.