Kronikë

Detaje/ Degjeneron sherri, vritet me thikë 30-vjeçari në Tiranë

08:13 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, teksa një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me thikë.




Gazeta Shqiptare mëson se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ‘Bego Hoxha’ në Kombinat, ndërsa viktima është identifikuar si Olti Hajdari.

Ky i fundit është konfliktuar me një person mbrëmjen e djeshme dhe gjatë përleshjes është goditur disa herë me thikë.

Gazeta Shqiptare mëson se autori, i cili është identifikuar tanimë nga policia, pasi e la pa ndjenja u largua në drejtim të paditur. 35-vjeçari u transportua në spital, por nuk mundi të shpëtojë.

Ndërkohë që vetëm javën e fundit janë shënuar 7 viktima nga krimi në të gjithë vendin.

Njoftimi i policisë

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin. Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital.

Po punohet intesivisht për kapjen e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.