AKTUALITET

Djali tjetër dhe gruaja e “Babales” azil në Belgjikë, pse u lirua nga autoritetet kosovare

18:42 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Prishtinës ka liruar Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”. Veliu doli sot para gjykatës së Prishtinës, e cila nuk pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest.




“Babalja” u arrestua pasditen e së enjtes në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, ku ai qëndronte prej Qershorit, pas një kërkese për azil, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta pasi kishte denoncuar një rast për trafik droge.

Avokati Tom Gashi ka argumentuar para togave të zeza në Prishtinë, arsyet pse i rrezikohet jeta “Babales”. Sipas avokatit arrestimi i Veliut është një skandal, që vjen pas atij të dëbimit të 6 shtetasve turq në Turqi.

Ardi Veliu me qëllim apo pa qëllim është implikuar në një skandal tepër të madh në Republikën e Shqipërisë, sa që ka konstatuar se jeta e tij është në rrezik. Ai së bashku me djalin e tij 18 vjeç, Ledion Veliu ka kërkuar azil politik në vendin më të varfër në Evropë, që është Kosova. Për këtë arsye dhe për shkak se kanë pas pasaporta të Shqipërisë, bashkëshortja, gruaja e Albertit dhe djali i tij Klevisi kanë kërkuat azil politik për të njëjtën arsye, të rrezikimit të jetës në Shqipëri kanë kërkuar azil në Belgjikë dhe po ashtu atyre iu është lejuar statusi i përkohshëm i azilkërkueseve dhe me këtë vërtetohet se e gjithë familja e Albert Veliut prej katër anëtarësh është e rrezikuar në Shqipëri.

velisu 88 veliu 999 vekiu veliu uu
<
>

Të shtunën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë për 51-vjeçarin që akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

51-vjeçari u largua drejt Kosovës pas publikimit të një përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa prokuroria ka dyshime se ky përgjim është i rremë, pasi Fredi Alizoti ka bashkëpunuar me Veliun për të imituar zërin e Agron Xhafajt. Sipas prokurorisë, në sajë të hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike , ka rezultuar se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë Eurove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.