AKTUALITET

Gjykata e Prishtinës liron “Babalen”

17:15 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Prishtinës ka liruar Albert Veliun, i njohur ndryshe si “Babalja”. Lajmi konfirmohet nga avokati Tom Gashi.




Veliu doli sot para gjykatës së Prishtinës, e cila nuk pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest.

“Babalja” u arrestua pasditen e së enjtes në një qendër të azil-kërkuesve në Prishtinë, ku ai qëndronte prej Qershorit, pas një kërkese për azil, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta pasi kishte denoncuar një rast për trafik droge.

Të shtunën Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë për 51-vjeçarin që akuzohet për kallëzim të rremë, kryer në bashkëpunim dhe kalim të jashtëligjshëm të kufirit.

51-vjeçari u largua drejt Kosovës pas publikimit të një përgjimi me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndërsa prokuroria ka dyshime se ky përgjim është i rremë, pasi Fredi Alizoti ka bashkëpunuar me Veliun për të imituar zërin e Agron Xhafajt.

Sipas prokurorisë, në sajë të hetimeve për audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike , ka rezultuar se “Babalja” e kishte sajuar atë në këmbim të 200 mijë Eurove.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.