AKTUALITET

I mbijetuari i masakrës në Mat tregon tmerrin: Ja çfarë na tha Koxha para se të qëllonte

14:26 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Astrit Hani është i mbijetuari i masakrës së djeshme në fshatin Shëlli të Matit, ku 51-vjeçari Kujtim Koxha vrau me armë zjarri tre punonjës të bashkisë.  Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime.  Pavarësisht se Hani mori dy plumba në kofshën e djathtë, fatmirësisht i mbijetoi plagëve.




Astrit Hani, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Burrelit për “Gazeta Shqiptare” ka treguar minutat e tmerrit, kur pa se si Kujtim Koxha, ish-kryetar i PS për këtë zonë, qëllonte me breshëri automatiku tre kolegët e tij dhe atë vetë. Në një gjendje tejet të rënduar psikologjike por jashtë rrezikut për jetën, Hani u shpreh se dy orë para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin. Madje, Hani shokon me dëshminë e tij, teksa shton se babai i një prej viktimave, pikërisht i Mentor Hoxhës, i kishte lënë porosi pronarit të lokalit që ta qeraste Koxhën me një gotë raki nga ana e tij.

“Kujtimi ishte dy orë para ngjarjes në atë lokal. Ishte ulur bashkë me Hamit Buçin. Pak më vonë, babai i një nga viktimat, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki Kujtimin dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë, edhe shoferët e makinave dhe varrmihës, po punonin për rrugën. Unë isha poshtë makinës (shoferi i një prej mjeteve të bashkisë) se po e shihja se dha një defekt, dhe pash që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte “Jam unë këtu, jo ju” dhe kur iku i ofendoi. Madje ai tha: ‘Do ta shihni për pak se kush jam unë’”, – u shpreh Hani, i cili tregon se autori ishte larguar prej 20 minutash.

Më tej, Hani pohoi se gjithçka ndodhi gjatë kohës që ata ishin të gjithë duke ngrenë drekë.
“U largua për 20 minuta, se aq siç duket e kishte shtëpinë larg prej aty. U fut në derë me automatik dhe një çantë në dorë. Të parin qëlloi Mentor Hoxhën dhe më pas hapi zjarr me automatik tek të tjerët. Vëllai i pronarit të lokalit që ishte tek banaku, pas dere e kapi nga duart dhe i ngriti automatikun lart dhe plumbat prekën tavanin. Po mos të kishte qenë ai do ishin 13 viktima brenda në lokal”, u shpreh Hani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.