SHËNDET

Pse disa njerëz nuk e ndiejnë të ftohtin?

21:53 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkencëtarët kanë gjetur arsyen pse disa njerëz nuk mund të “ngrohen kurrë”, ndërkohë që të tjerët nuk ndiejnë të ftohtë.




Kjo sipas tyre vjen për shkak se disa receptorë të qelizave nervore ndodhen thellë brenda trupit dhe ato nuk stimulohen nga temperatura, por nga sinjale të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me temperaturën, shkruan Medicalnewstoday.

Këto qeliza kurrë nuk vijnë në kontakt me mjedisin sepse ato nuk janë të vendosura pranë lëkurës, por janë të mbushura me receptorë që ndikohen nga hormonet, proteinat dhe komponimet e tjera biokimike brenda trupit.

Journal of Neuroscience nga Universitetit i Floridës ka gjetur arsyen se pse menopauza, depresioni dhe ethet ndonjëherë shkaktojnë dridhje në të njëjtën kohë kur trupi ka temperaturë të lartë.

“Ajo që ne po mundohemi të kuptojmë është roli filozofik dhe patologjik i këtyre receptorëve dhe pse disa njerëz mund të ndiejnë të ftohtë apo dhimbje, pavarësisht nga stimujt e jashtëm”, ka thënë neuro-shkencëtari Jianguo Gu.

“Kjo mund të shpjegojë arsyen pse ju dhe unë mund të ulemi në të njëjtën hapësirë dhe njëri mund ta ketë ftohtë ndërsa tjetri jo, kur temperatura e mjedisit është e njëjtë për të dyja palët”, ka shtuar Gu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.