Tech

Telashe për WhatsApp, mos iu përgjigjni këtij numri

11:26 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

WhatsApp është kthyer në një nga aplikacionet më të përdorur në mbarë botën.  Por së fundmi janë rithyer telashe të reja për të, pasi raportohet se hakerat kanë sulmuar aplikacionin që është në pronësi të Facebook.




Hakerat kanë arritur që me anë të një numri anonim, telefonojnë përdoruesit e WhatsApp, dhe nëse ata do të përgjigjen, hakerat do të arrijnë të marrin të gjitha të dhënat personale të përdoruesve.

Për këtë arsye ekspertët kanë bërë me dije se duhet të mos përgjigjemi kur na telefonojnë me numër të panjohur.

Gjithsesi raportohet se ekspertet e këtij rrjeti social i janë vënë punës që në muajin gusht për ta rregulluar dhe thuajse janë në përfundim të përditësimeve

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.