BOTA

Turqia liron pastorin amerikan

16:56 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një gjykatë turke vendosi të premten të lirojë pastorin e krishterë evangjelist amerikan Andrew Brunson, çështja e të cilit ka qenë në qendër të përplasjeve diplomatike mes Ankarasë dhe Uashingtonit.




Vendimi mund të jetë hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve mes dy aleatëve të NATO-s.

Gjykata miratoi një dënim prej rreth 3 vitesh për Andrew Brunson-in, i cili ishte akuzuar për vepra terroriste, por për shkak të arrestimit të tij prej tetorit 2016 ajo vendosi për lirimin e pastorit.

Sipas dëshmitarëve zoti Brunson u emocionua gjatë momentit të njoftimit të vendimit.

Përpara se gjyqtari të jepte vendimin pastori i tha gjykatës: “Jam i pafajshëm. E dua Jezusin dhe Turqinë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.