LIFE STYLE

Video/ Gazetarja zhvesh në studio bodybuilder-in!

14:57 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej 1 muaji, skuadrës së emisionit “Vila 24” në “News24” i janë bashkuar edhe tre gazetare. Ato janë Anilda Kaçaçi (Radio Rash), Anxhela Devole (News24) dhe Pamela Aliaj (Gazeta Shqiptare), të cilat çdo të premte për rreth 30 minuta së bashku me moderatoren Androniki Kolka, diskutojnë për tema të caktuara. Por këtë të premte, moderatorja simpatike surprizoi vajzat duke sjellë në studio edhe një bodybuilder.




U fol për punën e dorës, flirtin në punë, showbizin e javës, por edhe për fitnesin. Dhe pikërisht në këtë moment, Kolka fton Elio Gjonaj, t’i bashkohet vajzave. Ai tregoi në studion e “Vila 24” se prej tre vitesh ushtrohet rregullisht, dhe falë vullnetit ka arritur të ketë trupin që ka sot. Kurioze për të parë format trupore të instruktorit, Anilda Kaçaçi e pyeti për muskujt e tij në gjendje të lirë. Po situata në studio ndryshoi kur moderatorja i kërkoi gazetares, Anxhela Devole ta ndihmonte Elion të zbërthente këmishën… Kështu Elio, hoqi këmishën, tregoi muskujt dhe bëri një performancë disa sekondshe, njësoj si në skenat e kompeticioneve.

“Mbaj një dietë strikte, mjaft të rreptë. Konsumoj pilaf pa gjalpë dhe kripë. Mëngjesi im nis në orën 07:00 me vaktin e parë, tërshërë, dhe gjatë 5 vakteve, gjatë gjithë ditës duhet të konsumoj fileto pule, perime dhe sigurisht pilaf. Ky është rregulli bazë, që të gjithë sportistët i dinë”, iu përgjigj pyetjes Elio Gjonaj, lidhur me ushqimet që konsumon.

Elio Gjonaj u shpall fitues i vendit të parë në kategorinë “Men’s Physique +178” në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding & Fitness, që u mbajt javën e kaluar në Universitetin e Arteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.