Kryesore

“Xhisiela”/ Basha, mesazh të prerë Ramës: Nuk trembemi!

12:55 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, kreu i PD-së, ka qenë sot në Prokurorinë e Tiranës. Kjo për t’u marrë në pyetje pas denoncimit të shefit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për “kallëzim të rremë” sa i përket çështjes “Xhisiela”.




Nga sa bëhet e ditur Basha ka mbërritur në Prokurori nga dera e pasme e saj. Ndërkohë që sapo ka përfunduar dëshminë e tij, në një prononcim për mediat, ai i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama.

“Kam një mesazh për Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo. PD, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, nuk trembemi. Shantazhohemi dhe as impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar deri në fund betejën për çmontimin e shtetit privat dhe çmontimin e diktaturës mafioze”, – u shpreh Basha, i cili shton se faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën për të mbyllur zërin e opozitës. Ai nuk dha asnjë detaj lidhur me atë çfarë ishte pyetur apo kishte dëshmuar në Prokurori.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.