AKTUALITET

Zbardhet vdekja e 13-vjeçares, dyshohet se u vetëvra me armën e të atit

13:43 - 12.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 13-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri në banesë.




Uniformat blu kanë njoftuar se në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura me iniciale K.B, dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.