BLUETOOTH

Çift si Tuna dhe Patrisi, ditën prindër e natën nën efekt alkooli

12:20 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pushimet ende s’kanë mbaruar për disa nga vip-at tanë. Pikërisht çifti i njohur i medias rozë, Tuna dhe bashkëshorti i saj Patrisi po kalojnë disa ditë pushimi në një prej resorteve të njohura në Kemer, Turqi. Nëse përgjatë ditës dyshja e njohur janë prindër të devotshëm për djalin e tyre të vogël 1 vjeçar Tianin, mbrëmjeve nuk mund të lënë pas dore njëri-tjetrin.




Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka publikuar një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shihet partneri i saj muzikant duke kërcyer nën efektin e alkoolit ndërsa Tuna shkruan “babi u deh”. Në një tjetër video çifti i famshëm i showbizit shqiptar filmohen duke u përqafuar e puthur, video të cilën ylli i “Chonga” e ka fshirë pak orë pas publikimit. Nuk është hera e parë që Tuna dhe Patris publikojnë foto e video teksa shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin duke na kujtuar të gjithëve se dashuria dhe pasioni vazhdon të jetë i njëjtë si në fillesat e lidhjes së tyre edhe pse më pas bëhen prindër. Të veçantë në llojin e tyre.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.