BLUETOOTH

Kryeministri vendos, mbyll emisionin e bukuroshes Gea Braha

16:40 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para dy ditësh kryeministri Edi Rama paralajmëroi mediat që brenda 24 orësh të heqin nga transmetimi reklamat e kazinove dhe ato të basteve sportive. Ky vendim sipas tij është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve. Mesa duket ky vendim i Ramës prek edhe një prej emisioneve të transmetuara nga Supersport.




Bëhet fjalë për emisionin ‘Bar sport Skedina’. Ky emision bazohet tek parashikimet e ndeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke ju referuar kompanisë së lotos, e cila është pjesë e emisionit. Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës, do të çojë në mbylljen e emisionit, i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e ‘Fiks Fare’. Do të ketë apo jo fat për ta nisur rrugën e saj si moderatore? Mesa duket nuk ishte në kohën e duhur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.