BLUETOOTH

Mendohej se s’flisnin me Luanën, Fifi u mbyll gojën ‘fake news’ me reagimin e saj

09:14 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këtë sezon u kuptua se nuk do të ishte më këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e quajtur ndryshe Fifi, në emisionin argëtues “Shiko kush luan”. Dhe për më tepër, sipas thashethemeve thuhej se Fifi ishte zënë me moderatoren shqiptare, Luana Vjollca.




Por kjo e fundit u ka dhënë fund thashethemeve duke postuar një video ku shfaqej këngëtarja e ftuar në episodin e radhës. Nuk u mjaftuan me kaq, por edhe Fifi ka reaguar publikisht për këto aludime dhe tha se e vetmja arsye përse ishte larguar nga televizioni, ishte mbarimi i kontratës. Për t’u dhënë fund të gjitha këtyre fjalëve, Luana Vjollca ka ftuar këngëtaren në episodin e radhës të emisionit të saj “Shiko kush luan”. Në promon e emisionit, Fifi shfaqet në skenë duke kënduar. Ja që ‘krisma s’ka pasur’. Shumë zhurmë për asgjë si gjithmonë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.