Sociale

Shifrat alarmante, sistemi arsimor reduktohet me 35%

13:20 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Raporti i nxënësve për mësues ka shënuar një rënie të konsiderueshme krahasuar me vitet më parë, çka do të thotë se në vendin tonë ka pak mësues për të përballuar nxënësit e gjimnazeve. Sipas statistikave më të fundit nga INSTAT, për vitin mësimor 2017-2018, treguesi i raportit nxënës për mësues ishte 13.8, duke e renditur kështu Shqipërinë si vendin e parë në rajon që ka raportin më të lartë të nxënësve për mësues dhe madje edhe në Europë është ndër shtetet problematike. Nga të dhënat e Eurostat, në gjimnaze llogariten mesatarisht 11.8 nxënës për çdo mësues për mesataren e BE, ndërsa në Serbi rreth 8.3. Në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria renditet ndër vendet e para që ka raport të lartë të nxënësve për mësues.




Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vendet e BE-së dhe INSTAT për Shqipërinë, në shkollat e mesme në vend ka 2 nxënës më shumë për çdo mësues se në Europë. Në të gjithë Bashkimin Europian numërohen rreth 1.8 milionë mësues në gjimnaze. Zakonisht studentët në Bashkimin Europian ndjekin studimet për programet dytësore të studimit (gjimnazet) në moshës 14-16 vjeç. Në përgjithësi këto programe përgatisin nxënësit për studimet universitare apo ju mundësojnë aftësitë të vlefshme për punësim. Raportin më të lartë nxënës për mësues e kishte Holanda, ku sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat për çdo mësues kushte 17.9 nxënës. Më pas renditej Finlanda ku sipas të dhënave raporti ishte 17.2, Mbretëria e Bashkuar me 16.5. Ndërsa raporti më i ulët ishte në Lituani, ku kishte mesatarisht për çdo mësues 7.7 nxënës, Maltë me 8.3 nxënës për mësues dhe Luksemburg me 9 nxënës për mësues. Eurostat ka sqaruar se raporti nxënës për mësues përllogaritet duke pjesëtuar numrin e nxënësve me kohë të plotë me numrin e mësuesve që japin mësim në gjimnaze me kohë të plotë.

Ky raport nuk duhet ngatërrues me klasat mesatare, duke qenë se nuk merr në konsideratë klasat e veçanta. Raporti nxënës për mësues mat numrin e nxënësve që studiojnë në shkollat e mesme për një mësues. Në vitin shkollor 2013-2014, ky raport sipas INSTAT ishte 17 nxënës për një mësues, ndërkohë që numri i studentëve të regjistruar ishte mbi 151. Megjithatë vit pas viti numri i nxënësve që janë të regjistruar në arsimin e mesëm ka njohur tkurrje të vazhdueshme, ndërsa niveli i mësuesve ka ndryshuar pak. Nga viti mësimor 2013-2014 në vitin 2017-2018 janë regjistruar në gjimnaze 31 mijë e 800 nxënës më pak. Rënia e raportit ka ardhur si pasojë e pakësimit të nxënësve nëpër gjimnaze.

Reduktimi
Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30% që nga viti 1990 si në numrin e nxënësve, mësuesve dhe shkollave. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjeçar dhe të mesëm ra në 43 mijë e 700 nxënës në vitin 2018 nga 68 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak.

Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku këtë vit janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak nxënës se në vitin 1991. Vetëm në dy vitet e fundit, shkollën e vijuan 46 mijë fëmijë më pak. Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në fillim të këtij viti, numri i tyre ishte 29000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu, numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, këtë vit dhe me 1134 shkolla. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit. Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 70% përgjatë 28 viteve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.