Kronikë

Masakroi me thikë të riun, kapet autori i vrasjes në Tiranë

09:38 - 13.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy ditë më parë një 30-vjeçar mbeti i vrarë, pasi u masakrua me thikë nga një 25-vjeçar.




Ky i fundit është vënë sot në pranga. Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Muhamet Sallahin, i cili mbrëmjen e 11 tetorit masakroi me thikë Holti Hajdarin në rrugën “Bego Hoxha”, duke e lënë pa ndjenja dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

NJOFTIMI I POLICISË

Kapet dhe arrestohet autori i vrasjes së shtetasit H.H., 30 vjeç, të ndodhur në mbrëmjen e datës 11 tetor 2018 në zonën e Kombinatit.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar hetimore bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :

– Muhamet Sallahi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

LEXO edhe: Degjeneron sherri, vritet me thikë 30-vjeçari në Tiranë

Ky shtetas mbrëmjen e datës 11 tetor 2018, në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat për motive të dobëta ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Vrasja me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.