BOTA

Aksident tragjik në Turqi, ka viktima

12:17 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën 22 refugjatëve në Turqi, mes tyre edhe disa fëmijë, pasi fugoni me të cilin udhëtonin ka humbur kontrollin.




Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 08:00 të mëngjesit, kur furgoni pasi ka humbur kontrollin është përplasur me barrierën e autostradës, duke renë më pas në humnerë nga në një lartësi prej 25 metrash.

Përveç viktimave, rreth 11 persona kanë mbetur të lënduar, e 5 prej tyre në gjendje të rëndë si pas e rrëzimit të furgonit që po udhëtonte nga Aydini.

Mjekët nxituan për në vendin e ngjarjes në provincën perëndimore të Izmirit.

Shërbimet e emergjencës po luftojnë për të nxjerrë trupat e të vdekurve dhe për të ndihmuar njerëzit e plagosur të bllokuar nën kamion.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.