POLITIKË

Foto/ Armina fejohet me Shkëlzenin, si është veshur ish-kryeministri dhe zonja e tij

14:00 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çifti më i njohur dhe më i komentuar i showbizz-it shqiptar, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, do të kurorëzojnë ditën e sotme në fejesë dashurinë e tyre.




Thashethemet u përhapën me shpejtësi këtë javë në mediat rozë e madje Alketa Vejsiu, si organizatore e eventit, postoi edhe një foto të dekorit.

“Sot në fejesën zyrtare të një prej çifteve me të përfolur në media…”, shkruan ajo në foton e postuar në Instagram, teksa vjeshta ishte tema e zgjedhur nga çifti për ceremoninë.

Në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, shihet pikërisht ish-kryeministri i vendit Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij teksa po shkojnë në ceremoni.

Krah për krah me bashkëshortin, Zonja Berisha meriton komplimente të veçanta për veshjen e saj plot sharm dhe stil.

Kurioz jemi të shohim edhe veshjen që ka zgjedhur Armina, në këtë ditë të  veçantë për të, si edhe ftuarit e tjerë në ceremoni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.