Intervista

Idrizi: Parti klienteliste? PDIU nuk pati kurrë një ministër

10:40 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Madani – Çështja çame është pika ndarëse tashmë mes PDIU-së dhe qeverisë “Rama”. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tregon për “Gazeta Shqiptare” arsyet pse ikën nga koalicioni me PS-në dhe iu bashkuan aleancës së kryesuar nga Lulzim Basha. Idrizi thotë se kur mazhoran-ca mori mandatin, e kishte në program çështjen e gjeno-cidit çam, por më pas e hoqi, gjë që detyroi prishjen e mar-rëveshjes dypalëshe. Sipas tij, qëndrimi i qeverisë ndaj çështjes çame dhe ndryshimi total i kursit bën që PDIU të kalojë në opozitë. Me opozitën e drejtuar nga Lul-zim Basha firmosi në prani të Presidentit të nderit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, zotin Migliori. Ga-rancia ishte e fortë për Shpëtim Idrizin, saqë nuk e “frikësoi” fakti se në të njëjtin front me të kundër Ramës është edhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. “Unë e di shumë mirë cilët janë pjesëtarët e koalicionit, sepse lexoj edhe gazetat, por marrëveshja ësh-të programore dhe jo individ-uale. Kur ti punon për një marrëveshje programore, nuk mund të bësh negociatat në të pëlqen apo jo një tjetër anëtar i koalicionit. Ajo që më pëlqen është që çështja çame është në programin e opozitës dhe do të jetë në programin e qeverisë së saj”, – tha z.Idrizi.




Zoti Idrizi, përse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë?

PDIU nuk kaloi në opozitë. Ne ishim në opozitë. Tani thjesht u bashkuam me fron-tin opozitar, sepse jemi të bin-dur që përballë një mazhorance arrogante e që e qeveris këtë vend me një ekonomi pa busull, e lodhur pas 5 vjet qeverisje, e tejn-gopur nga aferat me një grusht oligarkësh e gjithnjë e më e personalizuar nga i vetmuari i madh Rama, ven-dit i duhet një opozitë e fortë e që duhet të kthejë shpresën te shqiptarët. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ose më mirë në masakrën e fundit elektorale, PDIU doli e vetme dhe haptas në program dhe qëllime kundër politikave qe-veritare ndaj çështjes ko-mbëtare, ekonomisë dhe zh-villimeve të tjera të natyrës tepsi. Po ju kujtoj që në këto zgjedhje PDIU u votua me mbi 76 mijë vota, 35 për qind më shumë se në vitin 2013, por u masakrua në mandate në Tiranë dhe në Fier dhe nga marrëveshja Rama-Basha për mosformimin e koalicioneve në kundërsh-tim me Kodin Zgjedhor. Por, për shkeljen e Kodit Zgjedhor, për vjedhjen e mandat-eve të PDIU, për mospërfaqë-simin e mbi 76 mijë votave nuk flet njeri.

Kjo do të thotë se nuk keni qeverisur me Edi Ramën?

Në fakt, nuk kemi qenë as-njëherë në qeveri, thjesht bashkëpunonim për re-formën administrative dhe padyshim për çështjen çame. A e dini që në mandatin e kaluar kjo mazhorancë e kishte në programin e qever-isë çështjen e gjenocidit çam e sot nuk ka më? E dini besoj që deri dje Rama e Bushati flisnin e bërtisnin për çësh-tjen çame sa na çudisnin edhe ne për këta “trima” që kishte nxjerrë Shqipëria, e sot thonë që “na falni pak se ashtu ishte loja e ne duhet ta përdornim çështjen çame si çakmak për të nxehur tem-peraturën me Athinën që të ulemi në tavolinë? E dini besoj që deri dje Bushati bash-kë me ne do e çonim çështjen çame në Bruksel te komision-eri Han, që së bashku me heqjen e ligjit të luftës të ish-te një ndër çështjet kryesore të dialogut Athinë- Tiranë. E dini besoj që kur shoqata “Çamëria” e PDIU kërkuan publikisht e zyrtarisht të takoheshin me Bushatin e të informoheshin për ecurinë e bisedimeve, për çështjen çame, të ashtuquajturën mar-rëveshje e detit etj., Bushati nuk denjoi as të na takonte më, megjithatë para një viti desh u anëtarësua në sho-qatën “Çamëria” si çam i konvertuar. Po besoj e dini se ndërkohë që Bushati nuk denjoi të na takonte, përgjigjen na e jepte Ciprasi. Kotziasi e i “famshmi” Pamenos (që një vit më parë i veshur me rroba ushtarake kërcënonte në kufi me trupa Shqipërinë

“Çështja çame nuk ekziston, nuk kemi folur kurrë për çështjen çame e jemi të kënaqur me mar-rëveshjen me Shqipërinë”. E pastaj Rama që ka vendosur të bëjë marrëveshje të part-neritetit strategjik me një vend që nuk njeh as çështjen çame e as shtetin e Kosovë. S’e di çfarë duhet më tepër sesa kaq për të kuptuar se nuk ka lëvizur PDIU, por ka lëvizur rilindasi (po të dëgjo-nin aty ku u prehet shpirti rilindasit, që formësuan ideologjinë kombëtare e shte-tin shqiptar s’e di çdo të ndodhte). Kur thashë ka edhe më, e kisha fjalën për mar-rëveshjen për toponimet që u bë për 700 pleq çamë, që janë të moshës 75 vjeç e sipër, do detyrohen të ndry-shojnë vendlindjen e tyre në pasaportat e veta, pronë e shtetit shqiptar, apo imple-mentimin e marrëveshjes së turpshme për ushtarët grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore që erdhën si push-tues dhe pranuan për reci-procitet që shqiptarët e Çamërisë, të cilët u vranë, u masakruan pleq, gra, fëmijë, burra jo në luftë, jo me armë në dorë, por në shtëpitë e tyre, të mos kërkohej të kishin një varr si për çdo njeri që lë këtë botë e do nderuar nga të gjallët. Mirë për Ciprasin të rënët në luftë pushtuese vlejnë e ata të Çamërisë nuk vlejnë, por edhe për Ramën e Bushatin nuk vlejnë! Kjo e fundit është pika ndarëse, apo bashkuese. Qëndrimi i qeverisë ndaj çështjes çame dhe ndryshimi total i kursit të saj për këtë çështje na nxjerr automatikisht në opozitë.

Ku konsiston marrëveshja me PD-në dhe a ka bërë të pakënaqur brenda vetë PDIU-së kalimi në opozitë?

Pikat e marrëveshjes sonë tashmë janë bërë publike, sepse nuk është një mar-rëveshje kulisash netëve pa gjumë, por një marrëveshje programore, e cila sheh përtej opozitës. Pa dyshim në qendër të vëmendjes është çështja e gjenocidit çam si prioritet i PDIU-së dhe vlerë-simi i prioriteteve pro-gramore reciproke. Më duhet të theksoj se me koalicionin me PD-në, ne jemi në një habitat të natyrshëm të spe-ktrit politik. Për sa i përket pakënaqësisë, nuk e gjej një gjë të tillë, sepse bashkimin në koalicionin opozitar dhe marrëveshjen e kemi disku-tuar në forumet e partisë, sidomos në Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Pra, nuk është një vullnet i thjeshtë i kryetarit të partisë, por fo-rumeve të saj. Në këtë kënd-vështrim besoj se kemi përm-bledhur aspiratën e anëtarë-sisë dhe votuesve tanë. Por, ne si PDIU nuk harrojmë as armiqtë dhe as miqtë tanë…

…Dhe tashmë keni zënë miq të rinj. Por në koalicion me PD-në është edhe PBDNJ e Vangjel Dule, a përbën për ju ndonjë problem bashkëpunimi me ta në të njëjtën llogore dhe a keni pasur mundësi që të flisni nga afër për këtë çështje me zotin Basha, apo qoftë edhe me vetë me zotin Dule? Cili ka qenë reagimi i tyre?

Tani, ne kemi nënshkru-ar një marrëveshje me Partinë Demokratike, me zo-tin Lulzim Basha dhe si ga-rant kemi pasur Presidentin e nderit të Asamblesë Par-lamentare të OSBE-së, zotin Migliori. Ne jemi në një ko-alicion opozitar, me atë për-bërje që ka opozita, por mar-rëveshjen e kemi me kreun e opozitës dhe partinë e tij. Unë e di shumë mirë cilët janë pjesëtarët e koalicionit, sepse lexoj edhe gazetat, por marrëveshja është pro-gramore dhe jo individuale. Kur ti punon për një mar-rëveshje programore, nuk mund të bësh negociatat në të pëlqen apo jo një tjetër anëtar i koalicionit. Ajo që më pëlqen është që çështja çame është në programin e opozitës dhe do të jetë në programin e qeverisë së saj. Besoj se ësh-të e qartë që kemi bërë mar-rëveshje me kryetarin e PD-së dhe mesa di unë, PD ka edhe rreth 30 parti të tjera e gjysmat e tyre nuk i njoh. Ju mos prisni që unë t’i them Bashës fjala vjen ndonjë fjalë për Nard Ndokën, megjithëse edhe ky ka ankesa. Ne jemi politikanë që funksionojmë në bazë programesh, jo sen-timentesh individuale.

Cila është përgjigja juaj për ata që PDIU-në e quajnë si parti klienteliste…?

Nuk kam asnjë përgjigje për njerëz punëkotë që mer-ren me thashetheme. Ne nuk kemi qenë kurrë në pushtet, nuk kemi pasur asnjëherë 1 ministër dhe qenkemi “klien-telistë”?! Na kanë vjedhur vo-tat, na kanë djegur mandatet dhe qenkemi “klientelistë”?!As 1 për qind të pushtetit nuk ka ushtruar PDIU dhe qenka “klienteliste”?! Ne kërkojmë hapjen e dosjeve për politikanët dhe qenkemi “klientelistë”?! Ne kërkojmë bashkimin kombëtar dhe qenkemi “klientelistë”!.

Atëherë përse ju quajnë të tillë…?

Po, unë e di përse e bëjnë, kanë një agjendë denigruese, e cila nuk ka për shënjestër vetëm një parti politike, por një komunitet të caktuar, atë të çamëve. Është e njëjta metodologji denigrimi, rac-iste, separatiste që përdorte dikur Enver Hoxha që po për-dorin këta sot. Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me gjobaxhinj mediatikë, të cilëve nuk u janë paguar më tryezat e tavave të peshkut. Në rastin më të keq antish-qiptarë që marrin para në Athinë.

Si e shikoni opozitën nën drejtimin e Lulzim Bashës? Çfarë duhet të përmirësojë ajo që të “mundë” Edi Ramën?

Me një fjalë, do ta përm-blidhja me togfjalëshin opozitë denoncuese. Ka bërë mirë nxjerrjen në dritë të skandaleve dhe problemeve të mëdha që po e firojnë përditë këtë vend e që nis nga supremacia e kuraja në vend, që krimi ka marrë e sig-urisht problematikat e thel-la ekonomike. Shoh një opozitë më të motivuar, e cila po punon për të rritur be-sueshmërinë dhe që nuk fsheh gabimet e së shkuarës së afërt. Kjo është padyshim shenjë e pjekjes së opozitës dhe e kryetarit të saj. Por sig-urisht që kjo nuk mjafton. Që opozita të ngjallë shpresë do duhet që të sjellë një program ekonomik e social që do drej-tojë ekonominë nga prodhimi e do ndihmojë shtresat në nevojë. Opozita duhet të ketë një program të qartë se si do e mundë krimin e korrupsio-nin galopant që po shkatër-rojnë çdo iniciativë biznesi e rritje ekonomike. Është urgjente që opozita së bash-ku të fillojë një organizim në terren e shtrirje në mënyrë kapilare të evidentimit e përf-shirjes së mbështetësve, sim-patizantëve e personave të tjerë që janë prekur nga qeverisja problematike e sot-me. Bashkimi i të tre këtyre komponentëve na krijon të gjitha kushtet që të hyjmë në zgjedhje e të kthejmë nga pozitiviteti e ndryshimi rrën-jësor këtë vend.

Cila ofertë i duhet opozitës së bashkuar kundër qeverisë “Rama”?

Një dhe vetëm një, shpre-sa. Nëse ua ngjall qytetarëve shpresën, atëherë rrëzimi i qeverisë është i mbaruar. Du-het t’u kthejmë njerëzve shpresën që me largimin e Rilindjes, vjen zhvillimi, rregullat e lojës dhe jo një tjetër grup kriminal në push-tet. Shpresa nuk i detyron sh-qiptarët të marrin kurbetin, sepse askush nuk ikën me dëshirë nga vendi i tij. Këta po i përzënë, sepse kanë “vrarë” shpresën. Ne duhet ta kthejmë atë që të dalim para njerëzve ballëhapur. Ka vetëm një ofertë që opozita do sjellë në këtë vend, ndry-shimi i gjendjes më shumë se të vështirë që po kalon vendi e kthimi në normalitet. Kjo opozitë sot është realisht mazhorancë numerike. Ne kemi të gjitha numrat për të qenë forcë drejtuese e ven-dit, por kjo nuk mjafton. Do u sjellim shqiptarëve men-talitet të ri në qeverisje e al-ternativën se si të kemi një vend normal. Të kemi një ekonomi që prodhon, të kemi një program se si shqiptarët të punojnë në vendin e tyre, të paguhen denjësisht, të sh-kollohen e të begatohen në shtëpitë e tyre. Do duhet të sjellim një program reforma-tor të një mazhorance reale, atë që për fat të keq për sh-qiptarët nuk e bëri dot asnjë ditë kjo qeveri. Ka ende shumë për të bërë që njerëz-it ta besojnë plotësisht këtë opozitë dhe ta shohin si alter-nativa e vetme ndaj qever-isjes aktuale. Po e arritëm këtë, pushteti i Rilindjes bie shumë shpejt.

Sipas jush, kush tjetër duhet t’i bashkëngjitet frontit të djathtë që të fitojë zgjedhjet e ardhshme vendore?

Gjithkush që kërkon ndryshimin. Nuk ka rëndësi në është i majtë apo i djath-të. Rëndësi ka nëse do të je-tojë në një vend të paqtë dhe me rregulla, ku shteti nuk kapet peng nga “të fortët”. Gjithsecili është i vlefshëm në këtë front që nga bujku i thjeshtë deri tek shoqëria civile apo partitë e tjera poli-tike. Kjo do të arrihet kur të shkojmë së bashku në zgjedhje për ndryshimin e qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. Shqiptarët kanë kuptuar që kanë përballë një mazhorancë joreale e që ka tjetërsuar vullnetin e sh-qiptarëve e sot po keqpërdor pushtetin. Oferta jonë duhet të jetë e qartë, njerëzit duhet të dinë për kë e për çfarë do duhet të votojnë e jo për tep-sia e kusia.

Çfarë garancie keni marrë nga kreu i opozitës Lulzim Basha për zgjidhjen e çështjes çame?

Nuk ka garanci të fshehu-ra e marrëveshje kulisash. Kemi një marrëveshje të nën-shkruar nga unë, Basha dhe i nderuari Ricardo Migliori. Tani kemi një dokument detyrues për të gjithë ne. Nuk na shkoi kurrë mendja të linim litarin jashtë, kur punonim për draftin që u kthye në marrëveshje. Nëse nuk beson në rregullat që përcaktojnë një koalicion opozitar, si mund të shpresojmë në rregullat e një koalicioni në pushtet nesër?Prandaj PDIU dhe PD kanë një marrëveshje, si e vetmja garanci në këtë rrugëtim të vështirë, por që kam bindjen që përfundon me fitoren e sigurt.

Cila ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama dhe ministrit Bushati për çështjen çame?

Heshtja. Sa njomën buzët me gotën e parë të uzos hesh-tën me shqiptarët. Por, nisën të bëhen fjalamanë dhe të pa-përmbajtur me grekët. Në in-formacionet që unë kam, kanë sajuar një hartë që po i merr det e toka Shqipërisë. Por, ne nuk do i lejojmë. Ata ndoshta nuk e dinë që Hom-eri e ka thurur Odisenë në ato toka, se atje ka lindur, tek Orakulli i Dodonës. Prandaj, pëlhurën e Penelopës, ne çamët e dimë shumë mirë si thuret, por edhe si shthuret.

Pas bashkimit me PS-në, ju keni deklaruar se “Për herë të parë një kryeministër artikuloi për çështjen çame”. Çfarë ndodhi më pas…?

Për këtë duhet pyetur Edi Rama. Ne nuk ia përmbysëm gotën siç bëri ai. Por, ai vetë e ka thënë se e përdori çësh-tjen çame që të ulte grekët në tryezë. E përdori si kokë-dash për të hapur dyert e Athinës. Sa u ul me ta e ho-dhi pas krahëve retorikën e deridjeshme.

A jeni gati t’i kërkoni falje publike Edi Ramës nëse në bisedimet me Greqinë ata e kanë zgjidhur çështjen çame…?

Jo vetëm Ramës, por edhe gjithë rilindasve një nga një. Por, të jeni e bindur kanë bërë një vrimë në ujë, të cilën do të përpiqen ta shes-in si fitore. Këtyre u janë zh-veshur të gjitha lëkurët. U ka mbetur vetëm cipa e propagandës.

A morët një përgjigjen ga kryeministri Rama për deklaratën e presidentitgrek se çamët kishin sjelljen e sunduesit dhe bashkëpunonin nazistët?

Sigurisht që deklaratave arrogante të Presidentit të Greqisë, Pavlopulos, duhet t’i përgjigjej kryeministri, presidenti e ministri i Jas-htëm. Unë e kuptoj pse ju e kërkoni nga Rama. Por ka kohë që Ramës, që sokëllinte fort për çështjen çame në parlament i ka ikur zëri në raport me Greqinë, e tashmë hesht si “fija e barit”. Por, ka ardhur koha që t’i japim fund kësaj maskarade, ku shteti grek që mendon se i ka duart më të forta, i ndih-muar nga idiotët e dobishëm të Tiranës, të mund të përm-bysë pa asnjë argument, pa as-një fakt të vërtetën e madhe të masakrimit të mijëra sh-qiptarëve të Çamërisë, pleq gra e fëmijë, të vrarë në sh-tëpitë e tyre e jo në luftë. Për-ballë 1 mijë partizanëve çamë të inkuadruar në dy anët e kufirit në batalionin ‘Ali Demi’ në Çamëri dhe të batalionit ‘Çamëria’ në Konispol, Greqia nuk paraqet një fakt, një foto, një formacion çam, apo cilat ishin krimet e çamëve në sh-tëpitë e tyre. Pse Greqia në 74 vjet nuk ka kërkuar kurrë nga Shqipëria që të ekstradohet në Greqi, qoftë edhe një çam i vetëm që ka bashkëpunuar apo ka bërë krime? Prandaj ne i kemi kërkuar publikisht sh-tetit shqiptar që të kërkojë hapjen e debatit publik me his-torianë, për atë që ka ndodhur në Çamëri. Boll më me re-torikën e një presidenti, që edhe për vetë moshën duhet të ishte i kujdesshëm kur sh-koi pikërisht në Paramithi, ku filluan masakrat më 27 qer-shor 1944 e ku u masakruan 680 shqiptarë të Çamërisë. Ne nuk kemi bërë përgjegjës pop-ullin grek apo qeverinë e sot-me greke, por është e rëndë për vetë popullin grek, që Pres-identi i Greqisë vetëdeklaro-het si pasardhës i kriminelit Napolon Zerva. Ta harrojë Pav-lopulos dhe idiotët e dobishëm të Tiranës që rruga e Sh-qipërisë për në BE kalon nga Athina.

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Një bashkëbisedim i panevojshëm, por që ka domethënie:
    – del qartë që partia me të cilën është bërë bashkëbisedimi, nuk ka kuptuar asnjëherë se të drejtat e bashkëkombësve apo minoritetet, apo dhe kjo çështja që quhet “Çështja çame “, është eskluzivitetit, një e drejtë kushtetuese dhe që mbrohet nga shteti. Partitë apo partiçkat (parti çka nuk e them me të keq-por është një parti jashtë parlamentit) luajnë rol sensibilizuar dhe kaq . Nuk kanë të drejta vendimmarrëse.
    – kalimi i drejtuesve të kësaj partie sa te një koalicion tek një tjetër, nuk ndikon aspak në problemin çam. U tha, çështja çame është çështje kombëtare. Kështu vërtetohet se këta drejtues kanë program, jo zgjidhjen e atij problemi, por pjesëmarrjen në votime me shpresa tek lëmoshat e ndonjë partie, e cila dhe ajo, apo ato parti kanë interesa rritje përqindje votash. Del qartë se drejtuesit e PDIU-së duan “tavën” e pushtetit, siç shprehet dhe i intervistuari dhe aspak synimi i zgjidhjes së asaj çështjeje.
    – Një gjë e thjeshtë: Qeveria në pushtet, me gjithë trysnitë brenda dhe jashtë vendit, duke pasur kundër edhe vetë partinë e ashtuquajtur ose e vetëquajtur e çamëve, ka disa parësi: është në pushtet dhe vazhdon të jetë në pushtet deri në përfundim të mandatit dhe është në “tavën” e marrëveshjes; ikja nga koalicioni qeverisës, nuk bën tjetër veç e shtyn problemin në fjalë edhe për dy vjet por dhe më shumë, nëse do “mendojmë” me trurin e asaj partie. Por kjo nuk ndodh se nuk ka qeveri që të ulet në nivelin e disave që i lidhin çështjet kombëtare me “koalicione”, sa andej këndej dhe miell nga mulliri nuk ka. Edhe këtu del qartë cektësia e gjykimit dhe angazhimit të iksave apo ypsilonave, lidhur me çështjen kombëtare të Çamërisë, turravrapi për ndonjë vend në pushtet lokale apo edhe më lart.
    -ka dhe shumë analiza të tjera ky qendrim i asaj partie, por u ndalëm tek disa kryesore, jo për kritikë sepse atë “kritikë” ja dha elektorati dhe deputetët e saj që i kthyen, me të drejtë, reston. Nëse duan le të kuptojnë ta lënë demagogjinë paraelektorale për çështjen çame dhe të vazhdojnë me mend ndjekjen e detyrave dhe të të drejtave që kanë partitë.
    Nëse vazhdojnë fushatën kundër qeverive shqiptare, të cilat përgjigjen para popullit dhe Kushtetutës, lidhur me ose jo trajtimin e asaj çështjeje, qëllimi i vetëm është të dëmtojnë pikërisht edhe “Çështjen Çame”.
    PDIU-ja, nëse arrin ndokush prej anëtarëve të saj të lexoj këto pak rreshta, bën mirë të kërkojë diskutimin e tyre në strukturat e brendihme të partisë dhe vendimi i parë të jetë: HEQJA NGA SIGLA E ASAJ PARTIE GERMËN (u).
    Spiro Thesproti

    Përgjigju ↓