SPORT

” Ronaldo dy vjet tek Juventus pastaj në Florida”

18:39 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Cristiano Ronaldo nuk ka frikë nga gjykatat amerikane – pavarsisht padisë ndaj tij nga, Katrhyn Mayorga, e cila e akuzon portugezin se e ka përdhunuar në vitin 2009 në Las Vegas.




Megjithatë, pavarsisht këtyre akuzave duket se kjo nuk ka ndikuar në qetsinë e Ronaldos. Për të konfirmuar këtë, media spanjolle ‘Don Balon’, ka shkruar një lajm të bujshëm –ku thekson se qëllimi i tij është për të luajtur me Juvetusin vetëm dy vjet – para nënshkrimit me Orlando City në SHBA.

Klubi nga Florida do t’i ofrojë atij një kontratë me vlerë 50 milionë dollarë në vit.

“Juve do të jetë klubi i tij i fundit, ku do të përfundojë një karrierë të mrekullueshme”, ka thënë agjenti i Ronaldos Jorge Mendes 24 orë pas mbylljes së negociatave që i dhanë lamtumirën Real Madridit për t’u bashkur me klubin e Torinos.

Por, media spanolle ‘Don Balon’ ka dhënë një lajm të bujshëm që është raportuar dhe në mediat italiane – ku citohej se, portugezi do të luajë me “Zonjën e Vjetër” vetëm dy vjet dhe jo katër sipas kontratës.

Sipas portalit spanjoll, lajmi tregon se Ronaldo nuk ka frikë nga gjyqtarët amerikanë.

Pronari i klubit të Orlando City, skuadër me të cilën ka luajtur dhe Kaka do të kontaktojë me Mendesin duke marrë – gjithmonë sipas ‘Don Balon’ – ok-in e portugezëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.