BOTA

Uragani “Leslie” godet Europën, përmbytje dhe erëra të forta

12:51 - 14.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa Florida po përballet me shkatërrimet dhe dëmet si pasojë e uraganit “Michael”, Europa po kërcënohet nga stuhia post-tropikale “Leslie”.




Spanja dhe Portugalia janë dy vendet e goditura deri tani nga uragani, teksa i gjithë rajoni do të përballet me erëra të forta dhe rreshje shiu.

Uragani “Leslie” ka goditur pjesën qendrore dhe veriore të Portugalisë, duke lënë 300,000 shtëpi pa energji elektrike.

Zyrtarët e mbrojtjes civile thanë se 27 persona pësuan lëndime të lehta, teksa qindra pemë u rrëzuan, disa rrugë u bllokuan dhe shumë fluturime u anuluan.

Rreth 1,900 incidente u raportuan në shërbimet emergjente, megjithëse komandanti i mbrojtjes civile Luis Belo Costa tha se “rreziku më i madh ka kaluar”.

Agjencia Meteorologjike në Spanjë deklaroi se “Leslie” po lëvizte në veri-lindje të vendit,  dhe pavarësisht dobësimit, rreshjet e shiut dhe erërat e forta do të ishin prezente deri mbrëmjen e së dielës.

Katër departamente në Francën jugore gjithashtu janë vënë në gatishmëri për stuhitë dhe përmbytjet.

Uragani “Leslie” u formua më 23 shtator, por u zvogëlua në një stuhi tropikale përpara se të godiste Portugalinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.