Kryesore

“Autogoli” i PD në Bruksel dhe deklarata emocionale e Ballës

15:15 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein i doli në mbrojtje kreut të grupit socialist, Taulant Ballës, pas debatit që u krijua me opozitën në Bruksel.  Ai theksoi se nuk është prokuror apo gjyqtar, por opozita sipas tij nuk mund të flasë pa prova.




LEXO EDHE: Opozita nuk ia del dot në Bruksel, Balla merret në mbrojtje nga eurodeputetja

Unë nuk jam prokuror nuk jam gjyqtar. Mund të besoj nëse Balla është një djalë i keq apo jo. por ne duam prova të gjithë kërkojnë prova dhe më pas mund të vendosim se si të komunikojmë. Kërkesa ime është bëni detyrat e shtëpisë e për këto akuza shkoni tek prokurori,” tha Fleckenstein.

Ndërkohë dhe drejtuesja e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, Monica Macovei kritikoi veprimin e opozitës, për të lënë sallën. Ajo tha se ky vendim është kundër europiane.

Nëse kërkojmë dialog konstruktiv, ku është ai?! Ata erdhën në këtë takim me paratë e shqiptarëve për të ngrenë një drekë dhe më pas ikën dhe ne këtu flasim për të ardhmen e shqiptarëve. Shqipëria duhet të plotësojë 5 kushtet për të hapur negociatat me Shqipërinë. E kam thënë disa herë në Shqipëri është koha që të gjitha partitë të jenë bashkë, për të mirën e qytetarëve shqiptarëve. Ju të gjithë bashkë duhet të jeni bashkë në Parlament, nëse nuk e bëni këtë nuk i shërbeni shqiptarëve”, tha Macovei.

Reagimin me tepër emocional e bëri zoti Balla. “Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse 1% kaq është shumë 1 në 1 milionë nga gjithçka sa tha z. Pollo jam gati të më bëhet gjyqi këtu”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.