Kryesore

Basha: Prokurorët të mos zbatojnë urdhrat e Markut e Prelës

12:53 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD-së, Luzlim Basha si asnjëherë më parë iu bëri thirrje prokurorëve të mos zbatojnë urdhërat që vijnë nga eprorët e tyre, Arta Marku dhe Donika Prela. Në një konferencë për mediat, Basha tha se besnikëria e tyre duhet të jetë ndaj Kushtetutës dhe jo ndaj politikanëve të inkriminuar.




Deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën, për Ardi Veliun, për drejtorin e Policisë së Fierit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime, se do t’i mbrojë Edi Rama, e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund. Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që tu rezistojnë urdhrave të pandershëm. Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës dhe jo ndaj politikanëve të inkriminuar. Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në Prokurori, që në zbatimi të ligjit të nxjerrin fletë arreste për Ardi Veliun dhe drejtorin e policisë së Fierit dhe të nisin hetimet ndaj Taulant Ballës, Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës”, deklaroi Basha.

Sipas tij PD dhe opozita nuk tërhiqen asnjë çast për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi. “Beteja e nisur do të shkojë deri në fund”, theksoi Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.