SPORT

Berlusconi kundër Gattusos: Nuk më pëlqen ky Milan

20:02 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Silvio Berlusconi ka bërë daljen e parë publike si president i ekipit të Monzës.




Ai ishte prezent në takimin që ekipi i tij ka barazuar me Triestinën me rezultatin 1-1.

Për “SportItalia”, Berlusconi  ka përmendur edhe Milanin e Gattusos, madje duke i dhënë këtij të fundit disa ide.

“Nuk më pëlqen Milani i Gattusos. Nuk e ndjek më Serie A, më intereson vetëm Monza. Nuk e kuptoj pse po luajnë kështu, unë do të preferoja 2 sulmues me Suson nga prapa. Pronarët japin garanci për Milanin sepse e dinë që s’mund të bëjnë figurë të keqe, kanë investuar shumë.

Higuain është një goleador që i mungonte Milanit prej vitesh, por nuk e kuptoj pse nuk mbështetet nga një sulmues i dytë si Suso”, përfundon ish-presidenti i kuqezinjve.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.