LIFE STYLE

Çfarë nuk u shpëton kurrë syrit të mysafirëve tanë?

17:16 - 15.10.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpesh na ndodh që të kemi mysafirë në shtëpi dhe si gjithmonë përpiqemi t’i lemë një përshtypje sa më të mirë në mënyrë që të presim vetëm komente pozitive e gjithashtu ata të ngelen të kënaqur.




Siç thotë dhe shprehja “Detajet bëjnë diferencën”, po kështu janë disa detaje që gjithmonë janë pre e vështrimeve kritike të mysafirëve tanë.

Enët e servirjes së ushqimit

Dizajni i enëve të kuzhinës është ajo çka fillimisht vihet re, prandaj gjithmonë sugjerohet që këto enë të kenë një dizajn të thjeshtë e të bukur. Lugët, pirunët, thikat elegante zakonisht sugjerohen të  janë të përbëra nga çeliku inoks. Nëse dreka ose darka e shtruar për miqtë është një rast i veçantë për ju, do të ishte mirë t’i servirnit ushqimet në enë të të njëjtit model në mënyrë që tavolina  të duket më e bukur.

Shtrimi i tryezës

Kur kemi mysafirë ne mundohemi të shtojmë tryezën tonë në mënyrë sa në elegante. Ajo çka duhet të merret gjithmonë parasysh në shtrimin e një tryeze është ana estetike e saj. Prandaj sugjerohet që të përdorni një set të këndshëm të mbulesës së tryezës e gjithashtu mund të përdorni dhe akesorë zbukurimi si një mbajtëse qirinjsh.

Gotat e verës

Shpesh sugjerohet përdorimi i gotave prej kristali, por jo të gjithë kanë mundësi t’i blejnë. Prandaj,  nëse ju nuk i keni ato mund të blini një set të thjeshtë, por mundohuni t’i zgjidhni me një model të thjeshtë e elegant.

Ushqimi

Pavarësisht enëve, shtrimit të tryezës apo gotave ajo çka në fund gjithmonë komentohet është mënyra e gatimit. Kështu që provoni të gatuani një recetë që ju e keni të thjeshtë për ta bërë. Përkushtimi në kuzhinë është shumë i rëndësishëm kështu mos i jepni shumë kohë elementeve të tjerë, por përpiquni që recetën ta gatuani me qetësi e dashuri, sepse si do që të dalë në fund, fundja ju u përpoqët e miqtë do ta vlerësojnë mundimin tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.